• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I KUJTON HAJDARIT FIRMËN NË SELINË E SHBA/ Rama: Nuk më dëgjuat kur ju thashë ulemi bashkë. PS nuk është fondacioni ‘Populli”, ka interesat e veta politike
Home
Politikë

I KUJTON HAJDARIT FIRMËN NË SELINË E SHBA/ Rama: Nuk më dëgjuat kur ju thashë ulemi bashkë. PS nuk është fondacioni ‘Populli”, ka interesat e veta politike

18 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari pasi ajo i kujtoi premtimet nga foltorja e parlamentit për lista të hapura. Rama i kujtoi Hajdarit se ajo ka firmosur në selinë e ambasadës së SHBA një marrëveshje, si pjesë e këshillit Politikë por edhe se kohë më parë kur opozita jashtëparlamentare ishte në rrugë i ftoi për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore.

Rama tha më tej se Partia Socialiste nuk është fondacioni “Populli” dhe se si parti politike ka interesat e veta e duke qenë në maxhorancë janë më afër me interesat kombëtare.

“Keni firmosur në selinë e një ambasade mike. Por natyrisht që përderisa ju ju referuat atyre që unë kam thënë në këtë sallë kohë më parë dhe po më kërkoni mua llogari për shkallët. Së pari, ajo që unë kam thënë këtu znj. Hajdari kohë më parë kur opozita jashtëparlamentare ishte rrugëve dhe kërcënonte për revolucionin permanent ka qenë të mos humbnim kohë, të uleshim në tavolinë, ne dhe ju dhe të diskutonim adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të mbyllur detyrimin që buron dhe nga ajo që ka lënë të shkruar Këshilli Europian dhe pastaj kam thënë që të diskutojmë në një moment të dytë temën që ju diskutuar. Ju asnjëherë nuk më dëgjuat. Se nëse do të ishim ulur qysh atëherë kur ata të tjerët e kishin ndarë mendjen që do ta merrnin pushtetin me dhunë, sot do ishim duke bërë biseda të tjera jo këtë bisedë. Eksperienca bën të vetën dhe kur eksperienca mungon mbrapa vjen dhe fatura. ka një gjë në politikë që nuk mund të kapërcehet që është koha. Ju e kapërcyet atë moment kohor duke u mjaftuar me rënien e daulleve, lista të hapura dhe pa bërë asgjë tjetër dhe pa marrë në konsideratë që PS nuk është fondacioni popullit. Ju kujtohet fondacioni “Populli”, gjenerali Rrapush. PS është një forcë politike që ka dhe ajo interesat e veta dhe si forca më e madhe politike këto interesa më të përputhura kombëtare se ju sepse dhe përgjegjësinë e ka më të madhe. Kjo temë është në zhvillim e sipër dhe më vjen keq sepse e shoh dhe në sjelljen publike të atyre që janë jashtë që kujtojnë se mund ta kalojnë lumin mbi kalin mbrapsht. Nga një anë me kushte pas kushtesh dhe nga ana tjetër duke dalë për ditë duke na sharë e akuzuar. Kjo është një nga shprehjet e kulturës politike”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Koreja e Jugut regjistron 59 infeksione të reja në harkun e 24 orëve
Previous article SITUATA TEK INFEKTIVI/ 55 pacientë të shtruar, dy prej tyre në gjendje kritike

s.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

DETAJET/ Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja Aktualitet

DETAJET/ Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT