• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I KISHTE TË SHËNUARA NË LETËR”/ Artan Tafani nxjerr 5 kodet e “Sky” të Haxhiut dhe miqve, pritet të zbardhen bisedat
Home
Aktualitet
Kronikë

“I KISHTE TË SHËNUARA NË LETËR”/ Artan Tafani nxjerr 5 kodet e “Sky” të Haxhiut dhe miqve, pritet të zbardhen bisedat

13 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kodet numerike të telefonit “Sky Ecc”, pritet të kthehen në gropën më të madhe juridike ndaj Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij të përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Së fundmi, i arrestuari Artan Tafani, që tashmë është kthyer në bashkëpunëtorin e prokurorisë, i ka dhënë prokurorit Kreshnik Ajazi 5 kode “Sky Ecc” që përdorte Laert Haxhiu dhe disa persona të tjerë, me të cilët kryenin vrasjet në Lushnjë dhe jo vetëm.

Sipas dosjes hetimore kodet e “Sky Ecc” Tafani i ka pasur të shënuara në një letër dhe pikërisht këtë letër, ja ka dorëzuar grupit të hetimit.

Tafani, ka rrëfyer dhe kodin e tij që përdorte në “Sky”, por ka shtuar në dëshmi se këtë lloj aparati ai e ka shitur dhe lekët që kishte fituar i kishte përdorur për të blerë drogë.

Me dëshminë e të penduarit Tafani dhe dorëzimi nga ana e tij e kodeve në “Sky” të përdorura nga disa prej anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, pritet të sjellë zhvillime të reja kjo dosje, tregon gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Gjatë kësaj jave, prokuroria e Elbasanit do shpallë moskompetencën dhe çështja penale së bashku me të penduarin Artan Tafani, do kalojë në SPAK, me qëllim vijim e hetimeve.

Do jenë prokurorët e SPAK, ata që më pas do verifikojnë bisedat e zhvilluara në 5 kodet e “Sky” që ka dhënë Artan Tafani.

Ky i fundit është kthyer në bashkëpunëtor i prokurorisë, duke treguar se së bashku me Lulzim Arapin, Laert Haxhiun, Mariglen Topuzin, Bledar Berberin dhe persona të tjerë kanë kryer 6 vrasje, në Shqipëri, Greqi dhe disa tentative vrasje.

Përmes dëshmisë së Tafanit, prokuroria e Elbasanit lëshoi 16 urdhëra-ndalimi, për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, 13 nga të cilët u ekzekutuan dhe 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Laert Haxhiu, aktualisht ndodhet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku është përfshirë në një proces gjyqësor ekstradimi me drejtësinë Shqiptare.

Së bashku me të në burg në Greqi është dhe Firdeus Berberi nga Pogradeci.

Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Lorenc Lala, i cili ndodhet në Angli, Kristi Bixheku dhe Ederin Çaushi, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITI NJË DYQAN DHE TENTOI.../ Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë! Përdorte pistoletë çakmak për të trembur shitëset
Previous article NUK I DEL INATI/ Melinda vazhdon kundër Dafinës: Po, e kam b*thën e mirë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT