• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I JEPET MË SHUMË KOHË/ Shtyhet gjyqi ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj që të legalizojë…
Home
Aktualitet
Drejtësi

I JEPET MË SHUMË KOHË/ Shtyhet gjyqi ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj që të legalizojë…

26 March, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shtyu me tre javë seancën ndaj gjyqtarit, Edmond Islamaj për t’i dhënë kohë subjektit për të legalizuar ‘sipas ligjit’, dokumentet e siguruara nga autoritetet italiane mbi udhëtimet jashtë shtetit.

Nga Besar Likmeta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Luan Daci si kryesues, Sokol Çomo relator dhe anëtarë gjyqtaret Ina Rama, Rezarta Schuez dhe Albana Shtylla, mbajti të martën seancën e nëntë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Islamaj u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por vendimin i KPK-së u ankimuan në Kolegj nga Komisionerit Publik Florian Ballhya.

Pas hapjes së seancës, kryesuesi Luan Daci i kërkoi subjektit dorëzimin e dokumenteve shtesë të kërkuara nga Kolegji në lidhje me udhëtimet e tij në Itali tek të afërmit dhe udhëtimet e mundësuara nga disa organizata të shoqërisë civile.

Gjyqtari Islamaj prezantoi përpara trupës gjykuese të Kolegjit një numër certikatash rezidence, për shtetasit me banim në Xhenova, Dritan Islamaj, Afërdita Brami, Astrit Domi si dhe të shtetasit Enkeled Xhaxho në Milano. Subjekti paraqiti gjithashtu dy certifikata regjistrimi të organizatave jofitimprurëse, ‘Medusa’ dhe të ‘Instituto per le Relazioni Italia-Albania.’

Islamaj njoftoi se edhe pse dokumentet e sjella në seancë ishin origjinale, një pjesë prej tyre nuk ishin të legalizuara me vulë apostile.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i tha gjykatës se ai mund të shprehej mbi këto dokumente dhe ndikimin e tyre në analizën financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve të subjektit, vetëm kur të jenë administruar dokumente të legalizuara me vulë apostile.

Trupa e gjyqtareve u tërhoq për konsultime dhe pas 30 minutash debati, vendosi t’i japë Islamajt kohë deri me datë 17 prill për legalizimin e dokumenteve nga shteti Italian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGECI NË "SITËN" E VETINGUT/ KPK shkarkon prokurorin Fatmir Lushi
Previous article E ARDHMJA PO NDËRTOHET NË TË TASHMEN/ Milani vendos rekord në 2019, ja statistikat e frikshme

k.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT