• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I JEPET LAMTUMIRA NËNKOMISATIT QË VRAU VETEN/ Përlotin miqtë: U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh
Home
Breaking News

I JEPET LAMTUMIRA NËNKOMISATIT QË VRAU VETEN/ Përlotin miqtë: U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh

26 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira Arben Pjeçit, nënkomisari i cili i dha fund jetës me armën e shërbimit në zyrën e tij, në komisariatin e Durrësit.

Kolegët e tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Ata shprehen se u largua duke lënë pas hijen e rëndë të fajit.

“Për Ty, Arben! Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi, por vetëm në përdorim. E ti nuk kishe asnjë të drejtë të merrje këtë vendim për jetën! Megjithatë, ti ike e pas le hijen e rëndë të fajit. Lamtumirë koleg! U prehsh në paqen që nuk e gjete dot mes nesh. I lehtë të qoftë dheu mbi trup e shpirti të ndritë në parajsë”, shkruajnë kolegët e Arbenit.

Nënkomisari vrau veten pasditen e djeshme dhe ngjarja tronditi komisariatin e Durrësit. Sipas policsve, nuk ishin dëgjuar të shtëna arme. Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 16:15, vetëm pas denocnimit të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të ndjerin.

Pas denoncimit policia e Durrësit thotë se hapën derën e zyrës me forcë dhe e gjetën Pjeçin të vetëvrarë.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 56-vjeçari, i cili ishte dënuar me punë në komunitet pasi akuzohej për “plagosje të lehtë me dashje”, pas një sherri me fqinjin e tij për vendin e parkimit.

Pas vendimit të Gjykatës, Pjeçi ishte pezulluar nga detyra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBANTE TË MBYLLUR NËNËN, GRUAN DHE VAJZËN/ Zbulohen detaje të reja, 35-vjeçarit do t’i bëhet ekspertiza ligjore
Previous article DEL NJË PISTË TJETËR PËR VRASJEN E LIRIDONËS/ Naim Murseli mohon përfshirjen në krim

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT