Zbulohen detaje të reja nga vrasja e një mësueseje në një park në Londër.
Sipas Top Channel, policia Metropolitane ka arrestuar shqiptarin Koci Selamaj, si autorin e dyshuar të vrasjes së mësueses.
36-vjeçari është i dyshuari kryesor për vrasjes që tronditi Sussex-in lindor, teksa 28-vjeçarja po ecte në këmbë drejt shtëpisë së saj, rreth orës 20:30, të premten e kaluar.
Trupi i pajetë u gjet të nesërmen në Cater Park të Kidbrooke.
Ngjarja e rëndë ka rritur shqetësimet për rrezikun, me të cilin gratë duhet të përballen çdo ditë në rrugët e Britanisë.