Alfred Cenkollari është pronari i mjetit BMW X6 që u dogj në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradecit.
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private”, njofton Policia. Newsbomb.al mëson se Cenkollari është pronar i një prej restoranteve më të njohura në qytetin e Pogradecit, ndërsa në pronësi ka dhe një pikë karburanti e quajtur “EAST-OIL”, e cila në QKB rezulton me aktivitet të pezulluar.
Sipas burimeve, mjeti BMW X6 ishte parkuar në trotuar, pranë shtëpisë së biznesmenit dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, nga flakët e mëdha i gjithë trotuari ku ka qenë i parkuar mjeti është bërë zi.
VIDEO: Vendi ku u dogj makina e biznesmenit Cenkollari


