• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË TYNELIN E ELBASANIT/ Momenti kur shoferi i dehur përplas makinën e 4 vajzave (VIDEO)
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK NË TYNELIN E ELBASANIT/ Momenti kur shoferi i dehur përplas makinën e 4 vajzave (VIDEO)

7 October, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është aksidenti i 13 shtatorit ku makina tip Golf që po udhëtonte në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan ku brenda saj ishin 4 vajza do të goditej nga Mercedezi i Behar Pemës.

Janë këto pamjet e sigurisë teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai goditet nga “Benzi” i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas. Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera, siç dhe shihni në këto pamje ekskluzive të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

Ato kanë qenë vetëm pak metra larg përplasjes fatale dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë aksident me pasoja të rënda. Pas goditjes që “Benzi” i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

Aksidenti është shënuar në orën 18:55 minuta e 35 sekonda sipas orës së kamerës së sigurisë së tunelit e cila tashmë është administruar nga policia rrugore si pjesë e këtij hetimit. Në këtë aksident tragjik humbën jetën Lusinda Garunja 19 vjeç dhe Zheneta Qellia, ndërsa dy vajzat e tjera Denisa Dibra 25 vjeç dhe Nervina Garunja 24 vjeç mbeten të aksidentuara.

Ndërsa për të nxjerë trupat e dy viktimave dhe të mbijetuarve u desh edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës pasi dëmtimet e pësuara në makinat e aksidentit ishin mjaft të rënda. Pas këtij aksidenti Report Tv mëson se në të dyja tunelet e vendit aksin e autostradës së kombit dhe atë Tiranë-Elbasan policia rrugore ka instaluar radarët digjital për kapjen e shoferëve shkelës të rregullave të qarkullimit përfshi dhe shpejtësinë tej normave.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se teksa udhëtonte në këtë aks Behar Pema, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur (në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë) është vendosur në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI I FUNDIT/ Turqia: Bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen ose do...
Previous article I DOGJËN "BMW X6"/ Pronari biznesmen i njohur në Pogradec, ka një restorant dhe një karburant (EMRI-DETAJE)

s.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT