• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUARI I PARË QË VJEN NGA BRITANIA/ Vrau mësuesen do vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

I DËNUARI I PARË QË VJEN NGA BRITANIA/ Vrau mësuesen do vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri

28 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shqiptari Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasje, është një nga shqiptarët që do të transferohet për vuajtjen e dënimit në atdhe pas marrëveshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Emri i tij u bë publik në një artikull të gjatë mbi marrëveshjen, nga gazeta britanike “Telegraph”. Gazeta shkruan se midis 200 personave në listë për t’u kthyer në Shqipëri, është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç.

Ai u burgos pasi goditi 25 herë për vdekje arsimtaren në një park në juglindje të Londrës. Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e culmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik. Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual.

Gazeta britanike shkruan se Selamaj ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet burg, që do të thotë se duhet të vijojë qëndrimin në qeli në Shqipëri për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Telegraph, përshkruan ceremoninë e zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë ku ambasada britanike i dhuroi policisë së burgjeve një flotë prej 15 automjetesh elektrike dhe 22 furgonësh policisë së burgjeve si pjesë e marrëveshjes me një financim rreth 5 milionë euro.

Pakti mes dy qeverive, parashikon të kthejë 200 nga të dënuarit më të dhunshëm nga qelitë britanike për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare. Pjesë e listës me 200 emra mësohet se janë 17 të dënuar të përjetshëm ndërsa transferimi i personave në Shqipëri, sipas autoriteteve britanike u kursen atyre 40 mijë paund në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Morën peng një 30-vjeçar për shkak të një sherri jashtë vendit për trafik droge, 3 të arrestuar në Durrës
Previous article EMRAT/ SPAK vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT