• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BIRI VRAU GRUAN NË DURRËS/ Gjyshi 81-vjeçar, kujdestar i GJASHTË jetimëve, me lot në sy ka kërkesën prekëse: Jemi…
Home
Breaking News

I BIRI VRAU GRUAN NË DURRËS/ Gjyshi 81-vjeçar, kujdestar i GJASHTË jetimëve, me lot në sy ka kërkesën prekëse: Jemi…

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndërhyrja e Shërbimeve Sociale për jetimët e Ardjana Shahollit, deri më tani është inekzistente. Gjyshërit e moshuar të tyre bëjnë apel për ndihmë, pasi ata jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe pa asnjë mbështetje.

Clirim-shaholli-prinderit

Babai i Çlirim Shahollit, 81- vjeçar, Zaim Shaholli, ka marrë përsipër kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të mbetur jetimë dhe deklaron se nuk do të dijë asgjë për Çlirimin, që e konsideron një ish-kryefamiljar të padenjë. Aktualisht fëmijët e mitur të çiftit Shaholli ndodhen në një kamp në Golem, gjë të cilën ua kishte siguruar për bamirësi një shoqatë para se të ndodhte krimi.

Ata ende “shijojnë” plazhin në kamp, pa e ditur se kur të kthehen në banesë nuk do të gjejnë më asnjërin prej prindërve të tyre. Ndërsa dy fëmijët më të rritur po përpiqeshin të ndihmonin familjen për të dalë nga skamja, duke gjetur punë. Ata janë ndodhur në punë në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë në familjen e tyre.

Sipas Zaim Shahollit, ka qenë pikërisht vajza e madhe, e cila kur është kthyer nga puna e ka gjetur të ëmën të përgjakur. Tentativa për ta dërguar në spital ka qenë e kotë pasi sipas tij, Ardjana kishte ndërruar jetë.

“U bëjmë apel të gjitha shoqatave të bamirësisë, kush të ketë mundësi ta na ndihmojnë. Jemi shumë të varfër”, u shpreh mes lotëve dje 81-vjeçari Zaim Shaholli.

Ai kishte shkuar të mblidhte bimë mjekësore në fshatin e tij, pasi familja ishte me 10 anëtarë dhe kishin vështirësi të shumta financiare. Në kushtet kur i biri nuk punonte, atij bashkë me Ardjanën i është dashur të luftojnë për të ushqyer të gjithë familjen dhe madje për ta mbajtur atë të bashkuar.

Ndonëse sipas tij i biri nuk ishte i denjë për kryefamiljar, e shoqja nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ikur prej tij e njëherazi edhe dhunës së përhershme. Dy ditë më parë Ardjana u përcoll në banesën e fundit, ndërsa halla e saj deklaroi se mbesa e saj kishte jetuar gjithnjë nën dhunën e të shoqit.

“Dyshoja se bashkëshortja më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte. Ky ishte shkaku, për të cilin nisi konflikti mbrëmjen e ngjarjes”. Kështu është shprehur 42-vjeçari para togave të zeza për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ardjana Shaholli, para se gjykata të vendoste masën e sigurisë “me burg pa afat” ndaj tij.

“Kishim konflikte të herëpashershme. Përplaseshim verbalisht gjithmonë. Atë mbrëmje u konfliktuam, pasi unë dyshoja se më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte. I thashë të ishte e sinqertë dhe të më tregonte. I kërkova të më thoshte të vërtetën. Aty situata u përkeqësua. Nisëm të debatonim. Ajo me kërkonte llogari përse nuk punoja. Më ofendoi duke më thënë se je i padobishëm. Aty m’u errësuan sytë dhe u kapëm fytazi të dy. Ajo më shtyu mua dhe unë e shtyva atë. Ra në tokë. E kapa prej flokësh dhe ia përplasa pesë-gjashtë herë kokën në çimento, derisa ra pa ndjenja”, është shprehur në gjykatë autori i krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPECIALE/ Njihuni me 11 lojtarët që kushtojnë 705 milionë euro, por në Kupën e Botës do të jenë...
Previous article Emigrantët që po qëndrojnë në Shqipëri: Do hapim restorant, këtu ka vetëm pizza e byrek... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT