• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emigrantët që po qëndrojnë në Shqipëri: Do hapim restorant, këtu ka vetëm pizza e byrek… (VIDEO)
Home
Sociale

Emigrantët që po qëndrojnë në Shqipëri: Do hapim restorant, këtu ka vetëm pizza e byrek… (VIDEO)

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Rreth 150 persona janë strehuar në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru dhe shumë prej tyre nuk kanë ndërmend të ikin nga Shqipëria, përkundrazi…
Në një intervistë për News24, shumë prej tyre duan të qëndrojnë në Shqipëri, e madje të hapin dhe restorante e biznese të tyret në vend.

“1 vit kemi këtu. Këtu nuk ka racizëm dhe janë miqësorë ndryshe nga kampet greke. Kur të marr dokumentet dua të hap kuzhinë, ku të gatuaj kebab, pasi në Shqipëri ka vetëm pica e byrekë”-tha njëri nga emigrantët.

Shumë nga azilkërkuesit nga ana tjetër qëndrojnë dhe më tutje largohen fshehurazi drejt rrugës së tyre për të shkuar në vendet perëndimore evropiane.

Kujtojmë këtu se debati i ditëve të fundit është fokusuar në mundësinë e hapjes apo jo të një qendre strehimi për emigrantët e paligjshëm. Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri nuk do të hapet asnjë qendër për aziltantët, e aq më tepër për ish terroristët e ISIS, një pretendim ky i cili ka qarkulluar në media e sidomos në artikulimin politik të opozitës.

Nga ana tjetër po këtë të mërkurë, gazeta gjermane Der Spiegel, duke ju referuar burimeve e medias austriake, ka shkruar se Kancelari Austriak ka hedhur në tavolinën e bisedimeve sekrete mundësinë e hapjes së disa qendrave të strehimit jashtë kufinjve të shteteve të BE-së, duke shtuar më tutje se Shqipëria është njëri ndër vendet që shihet potencialisht si një ndër shtetet ku do të kryehet një praktikë e tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BIRI VRAU GRUAN NË DURRËS/ Gjyshi 81-vjeçar, kujdestar i GJASHTË jetimëve, me lot në sy ka kërkesën prekëse: Jemi...
Previous article Kujt i intereson Botërori? Fabregas argëtohet në plazh me Daniellan!

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT