• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I BËRI TË GJITHË TË QESHNIN/ Habit deputeti i PD: Ndoshta Basha i dinte BATUTAT prandaj qeshi dhe ai…
Home
Politikë

I BËRI TË GJITHË TË QESHNIN/ Habit deputeti i PD: Ndoshta Basha i dinte BATUTAT prandaj qeshi dhe ai…

17 September, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i cili shkatoi të qeshura në sallën e Kuvendit me fjalimin e tij tha se ai ka goditur me shaka dhe se reagimet e bëra, nuk janë aspak problem për të. Në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, tha se Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndoshta i ka kuptuar batutat që ka qeshur.

Korreshi shtoi se më anë të fjalimit të tij, ka prezantuar situatën tragji-komike në të cilën ndodhet vendi ynë e sidomos Lushnja. Sipas tij, spitali i Lushnjes është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit dhe pas orës 20:00 aty gjen vetëm burra e qen.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrat nuk patën guxim të rrinin në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi. Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen,”- u shpreh Korreshi.

Çfarë tha deputeti i PD-së në Kuvend?

Saimir Korreshi ka shkaktuar të qeshura në sallë gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit teksa ishte duke renditur, sipas tij, mungesën e profesionalizimit nga ana e Policisë së Shtetit duke kaluar deri tek mbështetja financiare për familjet në nevojë. Gjatë gjithë kohës që ai fliste, deputetët socialistë dhe demokratë, përfshirë kryetarin e tij Lulzim Basha nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën, për shkak të dialektit që përdori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JETA E NJË NËNE"/ Emina Çunmulaj flet hapur për shqetësimet e saj pas lindjes së djalit (FOTO)
Previous article SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajenri Ndreu përgatit ndryshime në ekip, por mbetet enigmë

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT