Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Australi, ku një shqiptar, Petrit Lekaj, vrau të bijën e tij, Sabrina Lekaj, pasi ajo doli për t’u argëtuar me shoqet e saj, ka reaguar nëna e 20-vjeçares.
Ajo ka publikuar në rrjetin social, Facebook, fotografinë me shiritin e zisë dhe shkruan: Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen.
20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Policia gjeti pranë saj babain 49-vjeçar, të lyer me gjak dhe me plagë thike në bark.
Shoqet e 20-vjeçares thanë për mediat australiane se Sabrina kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.


