Prokuroria e Elbasanit ka çuar në SPAK dosjen e Nuredin Dumanit. Ky i fundit u arrestuar pak javë më parë në Fier pas një atentati ndaj tij, ndërsa dyshohet për të paktën 7 vrasje nga prokuroria.
Krahas dosjes së Dumanit, në SPAK janë dërguar edhe dosjet e vrasjeve të Andi Zylyfit e Aldo Bahos, të dy të ekzekutuar në aksin Elbasan-Peqin. Është dërguar në SPAK dhe dosja e ekzekutimit të trefishte në Elbasan ku mbetën të vrarë Indrit Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe Erdal Duranay. Për këtë ngjarje prokuroria akuzon Mikel Qosen.


