Grabitet zyra e Postës Shqiptare në Kamëz. Autori ka kërcënuar punonjësit me një armë lodër. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në Kamëz, tek filiali i i Postës Shqiptare, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Një person me kapuç dyshohet se kishte dhe një pistoletë të vogël lodër, është futur në postë dhe i ka marrë pa dhunë sportelistes një sasi lekësh rreth 100 mijë lekë të reja, ose 1 milion të vjetra dhe është arguar në këmbë.


