• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HOQI VETEN ME SJELLJEN E TIJ”/ Spiropali: Ka ardhur koha që presidenti të mos mbajë më turpin që la pas
Home
Politikë

“HOQI VETEN ME SJELLJEN E TIJ”/ Spiropali: Ka ardhur koha që presidenti të mos mbajë më turpin që la pas

15 May, 2021 F.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se presidenti Meta ka hequr veten me sjelljen e tij të turpshme.

Spiropali theksoi se maxhoranca do të bëjë gjithçka që të shkarkojë Metën si kryetar të shtetit, siç tha ajo, që të mund t’i kthehet Presidenca, qytetarëve.

“Ne nuk jemi armiq, as drejtuesit e PD nuk janë armiqtë tanë. Një opozitë e shëndetshme do ishte gjë e mirë për ta dhe për ne, edhe për Shqipërinë. Ilir Meta është i hequr. Meta ka hequr veten, me sjelljen e tij të turpshme. Ne do të bëjmë gjithçka që Presidenca të kthehet në ligjshmëri.

Meta është konfliktuar jo vetëm me ne, me qeverinë, që nuk i takon, por edhe me votuesit shqiptarë, me partnerët tanë, ka bërë deklarata të rënda. Ka ardhur koha që Meta të mos mbajë më turpin që ka lënë në Presidencë. Ne duam t’ia kthejmë Presidencën qytetarëve të vendit. Jemi të gatshëm që të dëgjojmë propozimet e PD për emrin e presidentit. Meta ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet dhe nuk e ka bërë”, tha Spriopali.

Elisa Spiropali nënvizoi se PS e ka ftuar PD-në, që të bashkëpunojnë për çështje që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit.

“Ne e kemi prioritet absolut integrimin në BE. Bëhet fjalë për gjënë më normale në botë, që çdo shumicë e pakicë në çdo vend e kanë prioritetet. Të mos flasim pa menduar duke folur zi për realitetin në gjuhë të huaj, duke ndryshuar këtë realitet, por duke bërë debat për të mirën e demokracisë. I kemi lënë PD-së një fletë të bardhë përpara dhe iu kemi thënë që shënoni çfarë doni, dhe e bëjmë që të mos kemi pengesa për në BE.

Ne duam që së bashku të dërgojmë Shqipërinë në BE, por Basha nëse do të vazhdojë që të bëjë lojën e vjetër, le ta bëjë. Është fatkeqësi që Basha iu thotë mbështetësve të tij të njëjtat gjëra. Shkuarja në KAS pa prova është akt i paprecedent. Nuk ka asnjë dridhje qerpiku nga ne, sepse ne nuk mbrojmë askënd, që mund të ketë kryer shkelje ligjore. Është njësoj sikur unë dhe ti të shkojmë në gjykatë dhe t’i themi gjykatës që na gjej prova”, u shpreh Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Harron" që PD humbi zgjedhjet, Xhelal Mziu: Basha do na fusi në BE
Previous article JUVENTUS-INTER/ VAR akordon një penallti, "Përbindëshin" Ronaldo mposht portierin Handanovic (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT