I zgjedhur deputet pas 25 prillit, Xheelal Mziu duket se vijon ti jetë mirenjohës Lulzim Bashës që e mbrojti publikisht edhe kur u shpreh se qytetaret do e pësonin si i ndjeri, Pjerin Xhuvani në Elbasan.
Mziu duket se nuk harron në asnje nga statuset e tij, të përmend mbeshtetjen ndaj Bashës teksa së fundmi shkruan se vetëm ai do e realizoj ëndrren evropiane.
Siç duket, dëshperimi në radhët e demokratëve është aq i madh sa harrojnë shpeshherë se dhe për 4 vite të tjera do jenë në opozitë, dhe Basha i vetem nuk do mund të realizoj asgjë, qoftë edhe për hir të Xhelalit.
Statusi:
Mirënjohje për strukturën politike, kryetarin e grupseksionit, demokrat dhe jo demokrat të njësisë administrative #Zall_Dardhë në angazhimin për fitoren e PD në qarkun Dibër!
Zall Dardhë, u kthye në arenën e blerjes së votave nga struktura rilindase dhe ajo vendore e kësaj zone si askund tjetër.
Shumë shpejt do të jap llogari çdo person dhe kjo strukturë kriminale e tjetërsimit të votave.
Bashkimi i demokratëve ishte dhe ngelet obligimi im maximal, ëndrra për një vend me standarte evropiane ngelet prioriteti kryesor i çdo demokrati dhe shqiptari, Basha do ta realizoj.
Ne jemi një dhe të pandarë!
AlpeNews.al