Në 12 shtator të vitit 1998, u vra në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, i cili njihet si heroi i Demokracisë. Hajdar, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, po ashtu njihet si themeluesi i pluralizmit politik në vendin tonë.
Sot në nderim të tij shumë figura politike do të mblidhen për t’i bërë nderimet për 21 vjetorin e vrasjes së tij. Kështu në orën 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish deputetit Azem Hajdari, ( Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare. Ndërsa në orën 09:15 do të jetë Presidenti Meta që do të vendosi një kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit.
Kanë nisur homazhet për heroin e Demokracisë Azem Hajdari, tek Varrezat e Dëshmorëve. Epara që ka vendosur kurorën me lule pranë varrit të Azem Hajdarit ka qenë e bija e tij, deputetja Rudina Hajdari.