• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“21 VITE NGA VRASJA E HAJDARIT”/ Aleksandër Biberaj kujton mikun e tij: Kafja e fundit me Azemin
Home
Ekskluzive

“21 VITE NGA VRASJA E HAJDARIT”/ Aleksandër Biberaj kujton mikun e tij: Kafja e fundit me Azemin

12 September, 2019 Delo.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari gjeti vdekjen 21 vite më parë. Në datën 12 shtator të vitit 1998 ai u nda nga jeta pas një atentati mafioz që iu bë para selisë së Partisë Demokratike. Me rasti e 21 vjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit ai është kujtuar nga ish-kolegë të tij si Aleksandër Biberaj i cili shkruan se: Si sot 21 vite me pare (11 shtator 1998), pak a shume ne kete kohe, kam pire kafen e zakonshme me mikun tim Azem Hajdari, pa e ditur kurrë se do te ishte kafja e fundit qe pija me te.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,

Si sot 21 vite me pare (11 shtator 1998), pak a shume ne kete kohe, kam pire kafen e zakonshme me mikun tim Azem Hajdari, pa e ditur kurrë se do te ishte kafja e fundit qe pija me te. Natyrisht qe biseduam si zakonisht për situatën tepër te vështire politike dhe ekonomike ne vend, për ri-ngritjen e PD-se qe po behej çdo dite pas rebelimit komunist te vitit 1997, si dhe për mitingun e ditës se nesërme qe do te zhvillohej ne Fier.

Pavarësisht situatës se vështire Azemi si natyre ishte optimist dhe kishte shume besim dhe shprese se situatën do ta ndryshojmë. Te lindur dhe rritur ne një qytet (Bajram Curri – Tropoje), ndonëse ishte 4 vjet me i madhe se unë, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shume miqësore dhe korrekte me Azemin.

Azemi erdhi ne Universitetin e Tiranes për te studiuar për filozofi, disa vite pas meje, por përsëri ishim ne te njëjtin kampus universitar (korpusi qendror i sotshëm), ku studionin edhe studentet e degëve te filozofisë, juridikut dhe elektronikes. Po ashtu kemi qene edhe ne një godine studentesh bashke, godina nr. 19 ne Qytetin Studenti.

Edhe fillimi i Levizjes Studentore te 8 Dhjetorit 1990 na gjeti bashke, sikurse edhe me shume studente dhe studente nga gjithe Shqiperia. Azemi ishte lider i padiskutueshëm dhe u rrit shume si politikan. Ishte me vullnet te jashtëzakonshëm, kishte raste qe e gdhinte duke lexuar. Ishte shume trim, besimtar, bamirës, i shoqërueshëm dhe përshtatej me te gjitha grup moshat. Ishte dhe mbeti rebel gjithë jetën e tij.

Vrasja e tij e dëmtoi shume PD-ne dhe mungesa e tij ndjehet edhe sot pas 21 vitesh, pasi me vetitë dhe temperamentin qe kishte ishte i veçante ne llojin e vet dhe i pazevendesueshem. Azem ike shume shpejt, na mungon te gjithëve, na ka marre shume malli për ty! U prehsh i qete ne paqen e përjetshme!

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOMAZHET TEK VARRI I AZEM HAJDARIT/ E bija, Rudina Hajdari vendos e para kurorën e luleve (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Oficerit të Krimeve në Shkodër i djegin makinën, detajet e para (FOTOT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca Aktualitet

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT