Presidenti i Republikës, Ilir Meta është bërë pjesë e ceremonisë mortore dhe homazheve shtetërore në nder dhe respekt të Adem Demaçit.
Gjatë fjalës në ceremoninë zyrtare Meta tha se Demaçi do të mbetet përherë heroi i rezistencës për liri. Teksa e cilësoi si model të përkushtimit ndaj Atdheut, kreu i shtetit tha se e gjithë bota Demaçin e njohu si Mandelën e Europës.
Ndërkohë, mësohet se pas homazheve shtetërore në Prishtinë, Demaçi do të përcillet për në banesën e fundit.


