Një nënë 36-vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të gjashtë në bahçen e shtëpisë, pa qetësues dhimbjesh dhe pa mami. Sarah Schmid thotë se ndihet më e relaksuar jashtë, ku “mund të shohë qiellin” dhe të ndjejë barin tek këmbët.
Ajo beson se ka ndihmuar gratë nëpër botë, pasi e postoi këtë moment rëndësishëm të jetës së saj në YouTube.
Më shumë se 1.4 milionë njerëz e kanë parë videon e Sarah duke sjellë në jetë djalin.
Në pamje ajo shihet teksa i vijnë dhimbjet e lindjes në bahçen e saj në Francë tek vendi ku luajnë fëmijët. Klipi i edituar mbaron me 36-vjeçaren që mban djalin e saj në krahë.
Sipas të përditshmes The Sun, ajo i ka lindur të gjithë fëmijët jashtë spitalit dhe ka postuar në internet edhe disa prej lindjeve të tjera.


