• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kush do na i sygjerojë librat e plazhit!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kush do na i sygjerojë librat e plazhit!

21 July, 2018 Redaktor1 OP-ED

Çdo vit në këtë periudhë, mediat më të rëndësishme botërore, publikojnë listën me librat për çdo pushues apo turist potencial, të cilët mund të orientohen për ti blerë dhe për ti marë me vete gjatë pushimeve verore. Në përgjithësi sugjerohen 10 libra dhe autorë, por nuk ka ndonjë rregull të shkruar, ndaj mund të jenë më pak ose më shumë.

Më e rëndësishme se kjo, është fakti se përzgjedhja bëhet nga një gazetar profesionist apo nga një personalitet i njohur, të cilëve njerëzit i besojnë. Lista e librave përzgjidhet kryesisht mes morisë së pafund të botimeve, duke presupozuar se gjatë periudhës që njerëzit kanë qenë të impenjuar me punë gjatë vitit, nuk kanë patur mundësi që të njihen me detaje dhe për rrjedhojë, që ti seleksionin vetë sipas shijes së tyre.

Një përzgjedhje të tillë sapo e ka publikuar si çdo vit tjetër, edhe gjigandi mediatik britanik, BBC. Nëpërmjet gazetares së redaksisë së kulturës, Jane Ciabattari sygjerohet një listë prej 10 titujsh, të cilat ajo i quan “libra limonatë”. Pra, botime që mund të lexohen lehtë nga një njeri që ka lënë pas për disa ditë streset e jetës së përditëshme dhe ka shkuar për të pushuar buzë detit kryesisht, ose kudo gjetkë. Ndërsa francezët, për një përzgjedhje të tillë, përdorin termin e tyre të preferuar “ujë trëndafili”.

BBC sygjeron për audiencën e saj ndërkombëtare më së shumti libra me histori reale, nga autorë jo shumë të njohur në Shqipëri, por që janë fenomene të reja letrare kryesisht, në botimet e gjuhës angleze. Por, mes tyre ka edhe emra që i kanë kaluar herët sprovat e botimeve me tirazhe të konsiderueshme dhe tituj të vlerësuar gjerësisht nga lexuesit dhe kritika profesionale. Një përzgjedhje e tillë nga një gazetare si në këtë rast, ndihmon në seleksionimin, fokusimin e vëmendjes së blerësve dhe orientimin e shijeve të tyre letrare.

Nuk është çudi, qoftë edhe për shkak të sygjerimit të BBC, të shihni në shezlongun ngjitur me ju këto ditë në bregdetin shqiptar, një turist të huaj ndër ata të panumërtit që po dynden këtë verë, që të jetë duke lexuar një nga autorët e sugjeruar nga 10 librat e pushimeve.

Nisur nga kjo traditë e përbotëshme, por edhe nga fakti se edhe në Shqipëri ka ende shumë nga ata që të paktën gjatë pushimeve duan të lexojnë, pyetja që  lind është: Ku ta gjejmë edhe ne një listë të tillë me 10 titujt më përfaqësues, të përgatitur nga shtëpitë tona botuese? Sepse me siguri ka plot që duan të marin me vete ndonjë libër, qoftë ashtu kot për tu dukur si intelektual. Por mbi të gjitha, ka realisht njerëz që duan të kalojnë minuta apo orë duke lexuar, ndërkohë që bronzohen duke marë rreze dhe vitaminë D, anës detit.

Pyetja tjetër që lind pas kësaj, është:

Kush do ua sygjerojë pushuesve shqiptarë, këtë listën e famshme me titujt e librave dhe botimeve në gjuhën shqipe, në mënyrë që të orientohet për të blerë një apo disa prej tyre në librarinë më të afërt, ndërsa përgatitet për tu nisur drejt destinacionit të programuar? Pse në Shqipëri mediat kombëtare ose jo, nuk e bëjnë traditë një përzgjedhje të tillë nëpërmjet profesionistëve, e të shpallin 10 titujt dhe autorët më interesantë?

Sigurisht që tek tuk ka përpjekje për ta realizuar këtë. E në përgjithësi, këtë e bëjnë ose shtëpitë botuese që sygjerojnë vetëm titujt e tyre, ose ndonjë media, mbi kritere që janë paksa larg parimeve të ndjekura nga profesionistët e fushës.

Ka shumë gjëra për të debatuar dhe rregulluar në fushën e leximeve dhe botimeve në Shqipëri. Por, kurrë nuk është vonë për të bërë gjëra të mira e për të hedhur hapa të rinj. Qoftë, duke ia nisur nga një gjë e thjeshtë: Nga hartimi i një liste më 10 titujt dhe autorët që secili prej nesh, ndoshta do të donte që të lexonte gjatë këtyre ditëve e javëve të stinës së nxehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA TRONDITËSE/ 36-vjeçarja lind e vetme në oborr. Pëson një...
Previous article Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë 3 km/h

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT