• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIA/ Gruaja e presidentit Macron, ish-mësuesja që u dashurua me nxënësin e saj 25 vjet më të vogël
Home
Nderkombetare

HISTORIA/ Gruaja e presidentit Macron, ish-mësuesja që u dashurua me nxënësin e saj 25 vjet më të vogël

18 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç kur u njoh me gruan e tij, Brigitte Trogneux, që është 25 vjet më e madhe. Por cila është 66-vjeçarja dhe si u njohën ata? Brigitte Trogneux është bija e Jean dhe gruas së tij Simone, më e vogla e gjashtë fëmijëve të tyre. Familja është e pasur dhe zotëron një kompani të prodhimit të çokollatës. Në qershor 1974 Trogneux u martua me bankierin Andre Louis Auziere me të cilin pati tre  fëmijë. Ajo ishte në faqet e para të gazetave vitin që shkoi kur presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi si “në formë të shkëlqyer” gjatë një vizite në Paris.

Emmanuel Macron, presidenti më i ri në historinë e Francës do të njihej me gruan e tij të ardhshme kur ishte 15 vjeç, kur ishte nxënës i saj në shkollën e dramës dhe ajo lexonte shkrimet e tij për klasën. Kur Macron u bë i famshëm, dolën dhe pamjet e tij që puthte në faqe mësuesen 25 vjet më të madhe. Presidenti është tashmë 42 vjeç dhe ka qenë në një klasë me të bijën e Brigitte, Laurence, e cila është në një moshë me të. Në fakt prindërit e Macron u shtangën kur mësuan se djali i tyre ishte përfshirë romantikisht me mësuesen, pasi fillimisht besonin se kishte rënë në dashuri me Laurence. Shkrimtarja autobiografike e çiftit Anne Fulda, thotë në librin e saj se lidhja e tyre nisi kur Brigitte ishte ende e martuar me babain e tre fëmijëve të saj. Prindërit e Macron u tronditën nga zbulimi dhe hoqën djalin e tyre nga shkolla në Amiens, për të vazhduar arsimin në Paris. Nëna e Macron: “Ne nuk mund ta besonim. Për Emmanuel me Brigitte ne nuk mund të thonim thjesht ‘Sa mirë.’”

Ajo tregon më pas se i kishte thënë Brigitte: Ti e bëre jetën tënde, por ai nuk mund të ketë fëmijë me ty”. Por ajo që u bë më pas zonja e parë e Francës i kishte thënë prindërve të Macron: “Nuk mund t’ju premtoj asgjë” kur i thanë të qëndronte larg nga adoleshenti. Në 2018 Brigitte tha për revistën Paris Match se Macron ishte zotuar të martohej me të kur ishte 17 vjeç. Në librin e Fulda ajo citohet të ketë thënë: “Askush nuk e di se në cilin moment kjo e jona u kthye në një histori dashurie. Kjo është sekreti ynë”. Prindërit e Macron i kërkuan asokohe 40 vjeçares Trogneux të qëndronte larg nga djali i tyre derisa të mbushte 18 vjeç, sipas biografisë. Macron u martua me të në 2007 pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc. Tashmë ish-ministri francez i ekonomisë është njerku i tre fëmijëve të rritur të Brigitte, duke përfshirë dhe djalin e madh të saj Sebastien, që është dy vjet më i madh se Macron. Bija e saj Tiphaine, 36 vjeçe, punoi në fushatën elektorale të njerkut. Macron nuk ka fëmijë biologjikë me gruan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Përjashtimi i "Gruas së Azemit’" dhe "Nënës së Rudinës"
Previous article PRISHI RAPORTET ME CAPITAL T? Majk flet për herë të parë (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit Botë

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Botë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT