• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e shkarkimeve të drejtorëve tek SHISH, vetëm dy dorëhiqen
Home
Breaking News

Historia e shkarkimeve të drejtorëve tek SHISH, vetëm dy dorëhiqen

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

I pagëzuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese me emrin Shërbimi Informativ i Shtetit, duket se edhe për shumë kohë në kujtesën qytetare shërbimin sekret vendas do ta ndjekë edhe emri i mëparshëm, si SHIK-u.

Me 9 drejtorë që qëndruan mbi kapakun e sekreteve vendase që pas rënies së diktaturës, në SHISH dorëheqja ka qenë një nga veprimet më të pakta të kryera prej krerëve të tij. Siç rezulton pas viteve ‘90 shumica e drejtorëve të SHISH janë shkarkuar dhe vetëm dy prej tyre janë dorëhequr, që janë Irakli Koçollari dhe Visho Ajazi Lika.

I diplomuar si dy nga paraardhësit e tij në shkencat ekzakte, Visho Ajazi Lika, sapo ka lënë auditorët e ka nisur karrierën si pedagog në fushën e informatikës. Pikërisht si mjeshtër në këtë fushë ai hyri në shërbimin sekret kur ishte 38 vjeç dhe kur drejtimin e këtij institucioni e kishte Bashkim Gazidede.

Me një jetë mes emigracionit nga Greqia në Kanada, nga informatika tek diplomacia, Visho Ajazi Lika u rikthye në strofullën e sekreteve 20 vjet më vonë.

Pas shkarkimit të bujshëm të Bahri Shaqirit, Lika mori drejtimin e Shërbimit Informativ në gusht 2012, si akti i parë formal i Presidentit të sapozgjedhur të kohës, Bujar Nishani.

Në një nga daljet e tij të pakta publike, Lika firmosi një marrëveshje mes Llallës dhe Tahirit si një përpjekje të institucioneve për të forcuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pati pikëpyetje gjate këtyre pesë viteve në detyrë a kishte përgjuar apo jo SHISH edhe politikanë, ndërsa Visho Ajazi Lika doli para një komisioni si dëshmitar për një çështje tjetër; atë të “Imsi Catcher”, një histori përgjimesh edhe kjo, por e pavërtetuar.

Në kohët e fundit, SHISH u përfshi në debatin për kanabizimin, dhe aktualisht një dosje e tij për përfshirjen e mundshme të policisë, është pjesë e një hetimi penal.

Pas dorëheqjes, numri dy i sherbimit sekret, Helidon Bendo, 46 vjeç gjendet në tryezën e Presidentit.

I propozuar si pasues i Visho Ajazi Likës, Helidon Bendo e ka nisur rrugëtimin e tij në shërbimin sekret si agjent i thjeshtë. Çka e bashkon me Visho Ajazin, është pikënisja e përbashkët në shërbim, pikërisht në kohën e Gazidedes.

25 vjeç në atë kohe dhe i sapodiplomuar për matematikë, Helidon Bendo sapo kishte lënë Greqinë, ku ka jetuar në mënyrë të shkëputur si emigrant, një vend ku ai edhe u pagezua në traditën e gjithë emigrantëve në vendin helen me emrin Johan.

Siç tregon CV e tij Helidon Bendo ka ndjekur për mëse dy dekada në SHISH formulen e hapave të vegjël.

Vit pas viti nga agjent ai më tej ka ngjitur shkallët si drejtor në rrethe të ndryshme, ndërsa prej prillit 2016 ai ishte zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit sekret vendas, ose ndryshe njeriu në hije i Visho Ajazit…deri të hënën, kur zëvendesoi atë në postin e kreut të SHISH.

Top Channel
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama paralajmëron: Do shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale
Previous article Komisioni i Disiplinës nuk fal bardh e blutë. Gjobë e majme dhe dy ndeshje pa tifozë për Tiranën

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT