• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E PAZAKONTË/ Hap tunel dhe i del në dritare komshiut, ishte duke kërkuar thesar!
Home
Sociale

HISTORIA E PAZAKONTË/ Hap tunel dhe i del në dritare komshiut, ishte duke kërkuar thesar!

7 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një denoncim i pazakontë është transmetuar këtë të enjte në emisionin “Fiks Fare”: Një banor i fshatit Terihat në Gjirokastër, hapi një tunel 30 metra të gjatë, me qëllim për të shkuar te banesa e vëllait. Por, doli poshtë dritares së komshiut.

Një banor i të njëjtit fshat, pretendon se, në momentin që kishte hipur në një shkallë, me qëllim për të rregulluar çatinë e shtëpisë, toka është çarë dhe ka rënë në një gropë të madhe. Z.Mantho pohon se nga rrëzimi është dëmtuar, ndërsa kur ka rënë në gropë ka vënë re se brenda kopshtit të tij, ishte ndërtuar një tunel i gjatë 30 metra.

“Tuneli më ka prishur një pjesë të themeleve të shtëpisë.  U futa brenda në tunel dhe pashë se ishte ndërtuar mirë. Anës kishte mure mbajtëse, ndërsa në tavan i ishin vendosur pllaka guri. Tuneli kishte edhe elektrifikim.  Unë ndoqa gjurmën, dhe më çoi te shtëpia e komshiut” thotë i moshuari, ndërsa tregon se thirri edhe komshiun, për t’i treguar çfarë i kishte ndodhur.

“Erdhi e pa tunelin dhe në fillim më tha se e kishte si hambar, do të mbante djathin, rakinë.  Më pas më tha se tunelin e kishte bërë për t’u lidhur me shtëpinë e të vëllait, e cila është sipër shtëpisë sime.

 Nuk e besova, pasi mendoj se e ka hapur për të gjetur ndonjë thesar. 

Shtëpia ime më parë ka qenë bazë e grekëve në luftën me italianet. 

Babai i komshiut ma ka kërkuar disa herë për ta blerë. 

Ai kishte informacione se në nëntokë fshihej thesar. I kërkova të më jepte dhe mua ndonjë pjesë, po s’më dha asnjë gjë”, tregon z. Mantho, ndërsa pohon se rastin e ka denoncuar edhe në polici.

Pas denoncimit, gazetarët e Fiksit u futën brenda në tunel për ta parë. Tuneli raportohet se ishte i gjatë 30 metra dhe ngjasonte me galeritë e minierave.

Brenda tij kishte mjete pune, kapele mbrojtëse si dhe vegla të ndryshme. Madje, disa pjesë, ishin ndërtuar edhe me mur guri, me qëllim që tuneli të mos shembej. Dhëndëri i denoncuesit thotë se arsyeja e vetme përse është hapur tuneli, është për thesar. Sipas tij, tuneli është hapur për vite me radhë.

Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në banesën e personit që ndërtoi tunelin. Në bisedë, ai pohon se fillimisht, në vendin ku është ndërtuar tuneli, ka qenë zgavër.

“Më tha babai që të gërmoj më tutje. Fillimisht mendova ta bëja një vend kur të lija djathin, rakinë. Më pas, në kohën e vitit 1997, babai më kërkoi që të bëja një tunel në nëntokë, për t’u lidhur me banesën e vëllait, pasi kishim frikë nga vjedhjet” thotë ai.

Pyetjes se përse përfundoi te komshiu, ai thotë se ka qenë një gabim, pasi gjatë gërmimeve, i ka dalë parë një shkëmb i madh. Deklaratën e komshiut se ka kërkuar për thesare, ai e quan si budallallëk, ndërsa thotë se punimet e fundit janë bërë para 4 vitesh.

Në fund, heq përgjegjësinë nga vetja, duke pohuar se ka qenë ideja e babait të tij për të ndërtuar tunelin, ndërsa nuk ka pasur qëllim që të gjejë thesare në tokën e komshiut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER METALLA/ Shkëlqimi dhe rënia e vetingut të Lulzim Bashës
Previous article Kush është më e bukur Rina apo Tayna? Linda Rei jo vetëm që nuk i pëlqen por ka edhe dy fjalë për to: Boll me... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT