• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E DITËS/ Njihuni me mjeken shtatzënë që i shërben pacientëve me COVID-19: Ja momenti im më i vështirë
Home
Sociale

HISTORIA E DITËS/ Njihuni me mjeken shtatzënë që i shërben pacientëve me COVID-19: Ja momenti im më i vështirë

17 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

E ftuar sot në studion e Rudina ka qenë një mjeke e cila na ka frymëzuar me historinë e saj. Edhe pse në pritje të ëmbël, ajo aktualisht është në krye të detyrës në vijën e parë të ftontit kundër Covid-19 dhe vazhdon t’i shërbejë pacientëve të infektuar.

Bëhet fjalë për mjeken e specializuar në shërbime anestezie reanimacion Krisli Serani, e cila ka treguar si e ka përballuar ajo këtë periudhë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie.

Rudina Magjistari: Si ka qenë kjo periudhë për ju?

Krisli Serani: Ka qenë një shtatzëni e paplanifikuar që erdhi surprizë si për mua ashtu edhe për bashkëshortin. Një shtatzëni që m’u desh kohë për ta pranuar, por ndërkohë puna kishte filluar, Covidi kishte filluar, ekon e parë e kisha bërë me mikeshat e mia sepse isha e pabindur që isha shtatzënë sepse nuk mund ta besoja. Shumica e stafit e ka marrë vesh me vonesë. E kanë marrë vesh kur mua filloi të më dukej barku. Puna jonë është e tillë, shkon, ndrrohesh, vesh kostumin dhe shkon direkt në punë, nuk ka njeri kohë të të shohë si qenke veshur sot apo sa e bukur je bërë sot. Deri diku e morën vesh nga fotot që kisha nxjerrë.

Rudina Magjistari: A u shqetësuan të afërmit e tu që vazhdoje të punoje pasi zbulove se ishe shtatzënë?

Krisli Serani: Arseli më ka mbështetur shumë, e kam një shok shumë të mirë përpara se të jetë bashkëshorti im. Mamasë ia tregova me vonesë sepse ishte pandemia, isha e izoluar nga personat e shtëpisë, ata jetonin në Durrës, unë në Tiranë. Pasi e morën vesh më pyetën, a je e sigurt që do të vazhdosh të punosh, por ata e dinë që unë jam mjeke dhe më mirë sesa unë, nuk e dinte dikush tjetër.

Rudina Magjistari: Pate merak për veten tënde?

Krisli Serani: Në disa momente po, por më shumë sesa meraku ishte kujdes. Kujdes që të vishesha, kujdes kur u zhvishnim, kujdes kur punonim me pacientët. Aty nuk kanë munguar asnjëherë veshjet, maskat dhe e ndjeja veten të sigurt. Nëse unë nuk do e ndjeja veten të sigurt, nuk do punoja.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë kësaj periudhe në punën tënde?

Krisli Serani: Nuk ka pasur asnjë moment i vëshirë. Moment i vështirë ishte kur ne humbnim betejat me pacientët. Ngarkesa psikologjike dhe emocionale në ato momente është e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për gjithë stafin atje.

Rudina Magjistari: Si i ke përballuar t’i këto situata?

Krisli Serani: Profesioni jonë ka shumë beteja të humbura, ka edhe shumë beteja të fituara, por nuk e di për çfarë arsye ne na ngelen në mendje dhe peng në zemër ato momente të këqija. Ashtu siç ka edhe shumë momente të bukura, ku një pacient rëndë që ti e ke ndjekur, i ke shërbyer, arrin të dalë nga spitali. Së bashku me kolegët aty qajmë dhe qeshim bashkë.

Rudina Magjistari: Po kur ktheheshe në shtëpi?

Krisli Serani: Kam qenë e izoluar, kam jetuar vetëm në shtëpi me qira këtu në Tiranë sepse im shoq vazhdon të jetë ende në Francë. Për arsye të pandemisë nuk mundi të vinte dhe ishte shumë e vështirë që nuk kam patur pranë njerëzit që unë dua, por të qëndruarit në punë me kolegët e mi ishte shumë gjë e thjeshtë dhe e bukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Bill Gates: Përgatituni për një Pandemi tjetër, ja si do t’i japim fund koronavirusit
Previous article EUROPA LEAGUE/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT