• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e aksit Elbasan-Gjinar/ Rruga që “hëngri” 11 koka, miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë
Home
Sociale

Historia e aksit Elbasan-Gjinar/ Rruga që “hëngri” 11 koka, miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë

2 February, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

E inauguruar në vitin 2011, rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt do të shfaqte probleme në disa pjesë të saj.

Në vitin 2012, një vit më pas, kjo rrugë u shemb, pranë fshatit Shelcan, duke izoluar krejtësisht zonën e Shpatit me rreth 10 mijë banorë.

“Këtu kalojmë çdo ditë dhe është një rrugë e vështirë”, shprehej në vitin 2015 një banor.

“Do të vendosim edhe tapetin përfundimtar për të gjithë aksin Gjinar-Elbasan. Do të riinvestohet”, thoshte në 6 shkurt 2015 Dashamir Xhika, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH në atë kohë.

Një devijim i saj në atë kohë mundësoi lëvizjen e banorëve dhe më pas u mundësua një zgjidhje tjetër provizore.

Në rreth 1 km lëvizja e mjeteve vazhdon të bëhet me vështirësi. Probleme ka edhe në disa pjesë të tjera të kësaj rruge, e cila nuk është më shumë se 23 kilometra, ndërsa për sinjalistikë nuk bëhet fjalë në të gjithë gjatësinë e saj.

“Kjo rrugë ka probleme nga ura e Shkumbinit deri në qendër të Gjinarit. Kjo rrugë më parë është prishur para se të përfundonte”, thotë një shofer furgoni.

“Faji është i shtetit, i qeverisë. Si e kanë marrë në dorëzim këtë rrugë”, thonë banorët.

Prokuroria dyshon së paratë që duhet të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge janë vjedhur.

Bëhet fjalë për rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoreshin për asfalt dhe sinjalistikë.

Ndërkohë që sinjalistika mungon krejtësisht, asfalti është në një gjendje të rëndë.

Banorët e kësaj zone kalojnë këtu çdo ditë ndërsa shpresojnë në një jetesë më të mirë edhe falë turizmit, por jetesa e tyre vazhdon të jetë e vështirë për faktin se nuk mund të ketë turizëm pa infrastrukturë e nëse vërtetohen dyshimet e prokurorisë, për vështirësitë e tyre fajin e ka korrupsioni.

/tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas akuzave të rënda që bëri në drejtim të policisë, Luan Rama ndryshon mendim: Përgëzime për…
Previous article Thesaret e lashtësisë në rrugën e TAP-it. Një muze i posaçëm drejt PLANIFIKIMIT

g.autor

Postime të ngjashme

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT