• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Thesaret e lashtësisë në rrugën e TAP-it. Një muze i posaçëm drejt PLANIFIKIMIT
Home
Aktualitet
Reportazh

Thesaret e lashtësisë në rrugën e TAP-it. Një muze i posaçëm drejt PLANIFIKIMIT

2 February, 2018 g.autor Aktualitet, Reportazh, Sociale

Vetëm pak kilometra larg nga Berati, në njërën prej kodrave pranë fshatit Fushë-Peshtan, kompania TAP ndali punimet në mes të vitit 2017 për të raportuar një gjetje të rëndësishme të fshehur në shekuj. Punonjësit në terren hasën disa pengesa për të cilat kërkuan një leje të dytë për të vijuar ose jo gërmimet me eksakvator.

Dhe përgjigja ishte Stop.

Ata që mendojnë se misioni i gazsjellësit TAP në Shqipëri është furnizimi me gaz për vendin kanë të drejtë, por jo tërësisht. Përpos inxhinierëve, supervizorëve, punonjësve të ndërtimit dhe shtrimit të tubacionit, kjo kompani ka dhe një drejtori të veçantë me 50 ekspertë të historisë dhe arkeologjisë.

Udhëheqës i tyre është eksperti i Trashëgimisë Kulturore Lorenc Bejko, i cili drejton dhe arkivon një punë që ka nxjerrë thesare nga nëntoka e territorit tonë, madje dhe në zona ku nuk është menduar pë gjurmë arkeologjike. Siti në kodrën e Beratit për arkeologët është një banjo turke, ndryshe Hamam, e cila ka pasur një sistem perfekt funksionimi.

Që nga varrezat, sendet prej bronzi e der te prania e objekteve religjioze, sitet arkeologjike që marrin një status të rëndësishëm datojnë nga neoliti i hershëm e deri në shekullin e 20.

Por nuk janë vetëm sendet, eshtrat dhe objektet murale ato që janë hasur në territorin ku punohet për vendosjen e tubacionit të TAP. Zbulimet dëshmojnë për gjetje të rëndësishme të antikitetit ilir dhe periudhës romake, me rrugë komunkimi dhe ura, të cilat kanë shërbyer për shkëmbime tregtare apo pozicionimin në vendbanime të përkohshme apo të përhershme.

Bejko tregon edhe pikat ku janë gjetur sitet arkeologjike në hartën ku kalon tubacioni në pjesën tokësore të Shqipërisë, ku në total janë 40 gjetje, në zonën e Korçës, në Berat, Çorovodë e deri në Fier.

Por, a ndjek kompania TAP rrugët ligjore për ruajten dhe referemin e zbulimeve në drejtorinë përgjegjëse pranë Ministrisë së Kulturës. Rudina Zoto, drejtore e Agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë shprehet se veprimatria e trashëgimisë kulturore sot është në fazën e tranzicionit dhe ajo monitorhet sipas ligjit për Trashgiminë kulturore dhe gjithcka raportohet në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë.

Bashkëpunimin e komenton si të frytshëm edhe Bejko, sipas të cilit gjithcka zhvillohet në mbikëqyrjen e plotë të dy palëve.

Por, në bashkëpunimin e frytshëm mes ekipit të arkeologëve të TAP dhe agjencisë së Shërbimit të Arkeologjisë, fondet i përkasin 100 për qind kompanisë private.

Por veprimtaria e gazsjellësit TAP në tokë do të mbyllet në vitin 2020, çka do të ndërpresë edhe mundësinë për gjetjen e siteve të tjera të mundshme arkeologjike. Gjatë viteve të fundit në Shqipëri turizmi është rritur me hapa galopantë dhe interesi për turizmin kulturor ka shënuar rritje nga 10 për qind në 2014 në 40 për qind në 2016, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT.

Sot sitet arkeologjike të TAP monitorohen dhe ruhen në mënyrë të rreptë, dhe interesi i publikut sapo është zgjuar.

Sot në tryezë mes dy palëve po diskutohet ngritja e një muzeu të posacëm që do të përmbajë objektet me vlerë historike të zbuluara nga TAP. Por deri atëherë le të shpresojmë se të tjera thesare do të dalin nga nëntoka shqiptare.

/tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e aksit Elbasan-Gjinar/ Rruga që “hëngri” 11 koka, miliarda lekë dhe që s’përfundoi kurrë
Previous article Babai e braktisi në sallën e operacionit, shqiptarja nga Maqedonia: S’ma dhuroi veshkën (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT