Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike në lidhje me një telefonatë të tij ndaj Manjola Cakonit, e cila humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit.
Sipas akuzave të PD-së, Rama e kishte telefonuar gruan duke ju drejtuar me fjalët “turp“të ketë Manjola”, pasi zonja Cakoni ishte shprehur në media se nuk ishte mbështetur nga shteti shqiptar pas tragjedisë që i mori dy të afërmit.
“Jam shumë i keqardhur me hieno-politikën në përgjithësi dhe hineo-politikën e PD në veçanti, që nuk lë rast pa përdorur fatkeqësitë njerëzorë dhe përsëri të peshkojë në turbullirën që tenton të krijojë, duke manipuluar ndjenja njerëzore. I vetmi koment që mund të bëhet është mbi faktet. Kush do faktet le t’i shohë. Unë jo vetëm nuk kam braktisur asnjë familje, por nëse ata që humbën nuk u’a kthej dot unë të gjitha këta njerëz do t’i kthej në një jetë të re në kushte që as i kishin as nuk do t’i kishin patur nëse fatkeqësia nuk do t’ju kishte ardhur”, tha Rama në Opinion.


