• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DETI”/ Meta, Basha, Berisha ta qepin gojën kur flasin për interesa kombëtare! Këta e qelbën…
Home
Politikë

“DETI”/ Meta, Basha, Berisha ta qepin gojën kur flasin për interesa kombëtare! Këta e qelbën…

10 September, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama revoltohet teksa flet për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë, dhe me tone të forta thotë se Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet ta “qepin gojën” për këtë temë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka marrëveshje me Greqinë për ndarjen e detit, debat i rihapur pas deklaratës së kryeministrit grek Qiriakos Miçotaqis, Rama e mohoi një gjë të tillë.

Kreu i qeverisë tha se negociatat kanë ndaluar prej një kohe të gjatë, dhe nënvizoi se pavarësisht marrëveshjes që mund të arrijë grupi negociator, që kjo marrëveshje të jetë e vlefshme duhet të kalojë disa etapa të tjera, përfshi edhe presidentin.

“Nëse ka një pikë që Meta, Basha dhe Saliu duhet ta qepin është pikërisht kjo pikë. Sepse siç e qelbën këta detin, nuk mund ta qelbte asnjë qeveri shqiptare. Këta duhet ta qepin, se këta e kanë treguar me fakte dhe vula që janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare. Këta të tre janë që duhet ta qepin gojën, kur flasin për interesa kombëtare”, deklaroi Rama.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit në emisioni “Opinion”:

Ka negociata për marrëveshke shqipëri Greqi. Nuk ka marrëveshje me tre shporta se nuk bëhet fjalë për të ndarë peshqit, sardelet dhe midhjet.

Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston, dhe që një marrëveshje të quhet e tillë duhet të ketë firma, duhet të ketë vula. Por edhe kur është me firma dhe e vula, ajo nuk është e vlefshme deri kur kalon disa etapa.

Ajo nuk është e vlefshme nëse nuk shkon te Kuvendi i Shqipërisë, nëse nuk kalon Presidentin e Shqipërisë si instancë, dhe presidenti aktual ka thënë që do ta çojë marrëveshjen paraprakisht në Gjykatën Kushtetuese.

Por mjedisi shqiptar ushqehet shumë dhe e ushqen vetëveten me thashetheme, kemi arritur në absurdin që një vend i tërë u përfshi në një thashethem nga hiçi.

Kryeministri Micotakis nuk ka folur kurrë për ujërat që janë pjesë e kësaj marrëveshje. Ai parim nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë sepse nuk përmbushen kushtet. Konventa thotë që të gjitha shetet kanë të drejtën e tyre sovrane.

Deti Jon nuk mbarron në Konispol. Ai ka qenë shumë korrekt, ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë. Këtu plas peshku në një formë që është aq aluçinante që të duket vetja sikur jeton në floktoren e Ollgës. Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Berisha, Basha, Monika e skuq peshkun, nuk e kap në fakt, këta janë autorët e një marrëveshje reale me firma, vula dhe krenari, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Territoret në tokë, ajër, det, nuk ndahen si byrek. Territoret kur hyn në procese marrëveshjesh nuk bëhen të fshehta. Nuk futet dot deti në shishe dhe shishet në maune, siç kalonin traun e doganave mes Greqisë dhe Shqipërisë, kur ai i madhi ishte drejtor i doganave.

Negociatat me Geqinë kanë ndalur së zhvilluari, negociatat nuk zhvillohen në Jalë, as në Gjirin e Lalzit, as në ndonjë skutë. Zhvillohen me delegacione dhe konkluzione jo përfundimtare.

Di që kryeministri Micotaqis ka një qasje mëse të shkëlqyer ndaj shqiptarëve, në sensin për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë dhe më solide.

Nëse ka një pikë që Meta, Basha dhe Saliu duhet ta qepin është pikërisht kjo pikë. Sepse siç e qelbën këta detin, nuk mund ta qelbte asnjë qeveri shqiptare.

Këta duhet ta qepin, se këta e kanë treguar me fakte dhe vula që janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare. Këta të tre janë që duhet ta qepin gojën, kur flasin për interesa kombëtare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HIENOPOLITIKA"/ Rama i përgjigjet akuzave të PD: Nuk kam braktisur asnjë familje, do t’u ofroj kushte që nuk do t’i kishin patur kurë
Previous article SË BASHKU NË PARIS/ Kush është vajza misterioze që po shoqëron Butrintin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT