• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HETUESIT E ZYRTARËVE”/ 15 prokurorët e SPAK duhet të heqin dorë nga jeta private
Home
Aktualitet
Drejtësi

“HETUESIT E ZYRTARËVE”/ 15 prokurorët e SPAK duhet të heqin dorë nga jeta private

9 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirët. Kështu u shpreh Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Beti Njuma. Prokurorët do te heqin dorë nga privatësia duke nënshkruar një formular ku pranojnë t’u kontrollohet llogaria bankare, telefonatat dhe informacioni per anetaret e ngushte te familjes.

“Prokuroret do te kalojne ne filtra të imet, jane filtra shume te imet. Pavaresisht kesaj do te kete kandidate mjaftueshem. Do t’u kontrollohet llogaria bankare, telefonatat dhe informacioni per anetaret e ngushte te familjes. Mandati i te zgjedhurve do te zgjase 9 vjet”, deklaroi Ibrahimi

Ibrahimi tha se ligji i krijon garanci këtyre prokurorëve.

“Ligji i krijon garanci që këta njerëz t’i futen detyrës së re me një mentalitet të ri, me garanci të reja, me një status të ri sa i takon pagës, sigurisë për karrierën. Ne do bëjmë pjesën tonë të detyrës që aty të shkojnë më të mirët. Këta njerëz kanë qenë prokurorë, do vazhdojnë të jenë prokurorë, asgjë nuk do ndryshojë në mënyrë dramatike në jetën e tyre, por ata do veprojnë në një kontekst të ri. Në kontekstin e garancive të reja, në kontekstin e një mandati të ri, pastërtisë së figurës dhe në kontekstin e një pritshmërie të re, edhe në kontekstin e vëmendjes së shoqërisë dhe medias, për të diktuar një nivel të ri performancë për prokurorët e SPAK”, tha Gent Ibrahimi

Gent Ibrahimi tha se Shkolla e Magjistraturës është porta e vetme për të hyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai sqaroi se ata persona që duan të jenë pjesë e drejtësisë shqiptare, pavarësisht se mund të kenë mbaruar jashtë shkollën, duhet t’i nënshtrohen 3 vjet Shkollës së Magjistraturës.

Beti Njuma: Është parë mbushja e kësaj zbrastie me kuadro që vijnë nga jashtë, që kanë përfunduar shkollën jashtë?

“Për këtë ka një JO të madhe. Shkolla e Magjistraturës është porta ekskluzive për tek sistemi shqiptar i drejtësisë. Çdokush mund të ketë mbaruar në Oxford, Harvard etj, por duhet të kalojë edhe Shkollën e Magjistraturës. Në këtë kuptim kemi një problem sa i takon ritmit të plotësimit të vakancave që krijohen. Padyshim Shkolla e Magjistraturës do të përshpejtojë ritmet, do të nxjerrë më shumë kuadro të rinj, por një kandidat për prokuror dhe për gjyqtar, do 3 vite që të bëhet i tillë. Kështu që është një problem afatgjatë që do të duhet të ballafaqohemi në vijim”, tha Gent Ibrahimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTA E "ZEZË" E DURRËSIT/ Mes tyre edhe ish-kryebashkiaku, zhvati miliona euro nga qytetarët dhe ia mbathi (EMRI+FOTO)
Previous article U FEJUA PA DËSHIRËN E FAMILJARËVE DHE U ARRATIS/ I ati: Dyshoj se mund ta ketë trafikuar (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës Aktualitet

I MOSHUARI DHUNON GRUAN NË PGRADEC/ Vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT