• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LISTA E “ZEZË” E DURRËSIT/ Mes tyre edhe ish-kryebashkiaku, zhvati miliona euro nga qytetarët dhe ia mbathi (EMRI+FOTO)
Home
Breaking News

LISTA E “ZEZË” E DURRËSIT/ Mes tyre edhe ish-kryebashkiaku, zhvati miliona euro nga qytetarët dhe ia mbathi (EMRI+FOTO)

9 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kurthin e tij kanë rënë të paktën 39 persona

Prej kohësh, Policia e Shtetit po publikon listën me emrat e personave më të rrëzikshëm në çdo qytet, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre. Në listat e publikuara deri më tani nuk kanë munguar dhe emrat shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të cilët kanë tronditur shumë herë vendin me vrasje e krime të tmerrshme, por edhe emrat e zyrtarëve të lartë, që në kohë të ndryshme kanë drejtuar vendin.

Kjo është vënë re në listën më të fundit të nxjerrë nga policia një ditë më parë, ku ishin 24 personat më të rrezikshëm për Qarkun e Durrësit.

Në listën e zezë për këtë qark, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje, por ka dhe për shfrytëzim prostitucioni, mashtrim, vjedhje me pasojë vdekjen, trafikim fëmijësh, trafikim femrash, përdhunim dhe drogë.

Mes 24 personave të konsideruar si mjaft të rrezikshëm rezultonin edhe tre shtetas të huaj: një italian, një grek dhe një shtetas amerikan. Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte emri i Kujtim Kllogjerit, që dilte në listën e zezë të të shumëkërkuarve. Emri i Kllogjerit nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi në vitet 1990 ai ka qenë kryebashkiak i Gramshit. Gjithashtu, Kujtim Kllogjeri është edhe pronari i kompanisë së ndërtimit “G&Xh” sh.p.k. Ai është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Durrësit për “Mashtrim më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”.

Mësohet se në kurthin e tij kanë rënë të paktën 39 persona përmes shitjes së shumëfishtë të apartamenteve. Kllogjeri ka humbur çdo gjurmë dhe nuk i dihet vendndodhja prej shkurtit të vitit 2017. Dyshohet se Kllogjeri ka marrë 2.1 milionë euro nga shitja e apartamenteve për herë të dytë apo të tretë dhe është zhdukur, duke i shpëtuar drejtësisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM 5 MUAJSHE/ Vajza e Cardi B sëmuret rëndë (FOTO)
Previous article "HETUESIT E ZYRTARËVE"/ 15 prokurorët e SPAK duhet të heqin dorë nga jeta private

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT