• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U FEJUA PA DËSHIRËN E FAMILJARËVE DHE U ARRATIS/ I ati: Dyshoj se mund ta ketë trafikuar (EMRI)
Home
Sociale

U FEJUA PA DËSHIRËN E FAMILJARËVE DHE U ARRATIS/ I ati: Dyshoj se mund ta ketë trafikuar (EMRI)

9 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Brunilda ishte vajza e dytë e familjes Alla nga fshati Kallm i Fierit.

Nevruzi dhe Drita ishin prindër të 6 fëmijëve dhe Brunilda ishte meraku i tyre më i madh pasi ishte një tip i mbyllur dhe më e ndrojtura.

Ajo ishte e shkëlqyer në mësime ndryshe nga motrat e vellezërit e tjerë. Kur Majlinda ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme lidhet me një djalë me emrin Ervin, marrëdhënie e cila përfundoi në fejesë, në gusht të vitit 1995, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të Majlindës.

Ervini shpesh herë vinte me makinë me një mik të Ervinit, Alkin Bendo. Pak ditë pasi u fejuan Ervini shkon të marrë Brunildën në shtëpinë e saj me pretendimin se do të blinin një palë këpucë që ishin në modë në atë kohë. Dalin nga shtëpia dhe fillimisht shkojnë te Xhemali, xhaxhai i Brunildës, i cili ishte tregëtar, ku dhe blejnë këpucët. Atë natë Brunilda nuk u kthye në shtëpi. Kur babai i saj, Nevruzi, shkon në shtëpinë e Ervinit nëna e tij Natasha i thotë se çifti kishin dalë, por pa i treguar destinacionin. Ndërsa po kthehej për në banesë, Nevruzi takon nxënësen e tij e cila i pohon se kishte parë Brunildën në Vlorë. Kanë kaluar plot 24 vite nga zhdukja e mistershme e Brunildës e cila asokohe ishte 18 vjeçe dhe sot është 42 vjeçe.

Ajo humbi gjurmët më 30 nëntor të vitit 1995 nga qyteti i Vlorës, sipas dëshmisë së fundit dhe të vetme qe familjarët kanë dijeni. Sot ajo rezulton e zhdukur, ndërsa nëna e saj Drita u nda nga kjo jetë me një peng në zemër, që nuk arriti dot ta shihte për të fundit herë Brunildën e saj. Në kërkim janë edhe i fejuari i Brunildës, Ervin Prifti, si dhe miku i tij i ngushtë në atë kohë, Alkin Bendo, të cilët gjithashtu rezultojnë të humbur.

Këtë të martë ka qenë i ftuar në studion e “Pa Gjurmë” babai i Brunildës, Nevruz Alla. Ai tregoi për moderatoren Odeta Dume përballjet e fundit që ka pasur me Brunildën, vajzën e tij të humbur, në lidhje me marrëdhënien që kishte krijuar me Ervin Dhimitrin.

“Ishte 17-18 vjeç, kishim një strehëz që shisnim artikuj ushqimorë. Ky çuni shiste naftë, luante edhe bilardo. I them gocave, jeni të rritura, kujdes me punëtorët e naftës, sepse vijnë nga ana anës dhe kanë qëllime të këqija. Unë e pata diktuar që nuk ishte dashuri e vërtetë, çupa ime e donte me gjithë shpirt, por ai jo. Unë kisha një ftohtësi në shpirt për atë djalë, kur i ndalova së takuari ai më pa një ditë në rrugë dhe nuk më foli. Si një djalë i ri që ishte asokohe, 22 vjec, mund të kishte reaguar, mund të më kishte kapur dhe të më thoshte se e donte realisht vajzën time”, rrëfeu babai i Brunildës.

Dyshimet e Nevruzit janë se Brunilda sëbashku me Ervinin mund të ketë qenë në një nga tre gomonet që u përplas asokohe me një shkëmb, teksa po i drejtohej Italisë. Nga ana tjetër, babai i së humburës shprehu edhe dyshimet se e bija mund të jetë trafikuar nga Ervini në Itali. Nuk ka asgjë të konfirmuar ende, por Nevruzi rrëfeu se dy djem nga Rrogozhina, emrat e të cilëve nuk ua dinte, i kishin thënë krushkut të vëllait të tij se kishin qenë edhe ato pjesë e gomones që u përplas, e se kishin parë një cift duke notuar.

Në studion e “Pa Gjurmë”, përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë telefonike, u rrëfye edhe motra e Brunildës. Ajo u shpreh se Brunilda kurrë nuk i kishte mbajtur të fshehtë asgjë, pavarësisht se ishte tip i mbyllur, e megjithatë për arratisjen e saj me të fejuarin nuk i kishte thënë gjë. Mes lotësh e dhimbjes së madhe, e motra i kërkoi përmes “Pa Gjurmë” që të rishfaqet për hir të të atit, i cili po vuan cdo ditë e më shumë edhe për shkak të humbjes së bashkëshortes.

Nuk dihet fati i Brunildës, por pistat e hetimit vijojnë të qëndrojnë ato të parashtruarat më sipër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HETUESIT E ZYRTARËVE"/ 15 prokurorët e SPAK duhet të heqin dorë nga jeta private
Previous article "15 VITE ME GRUAN DHE KAM NJË RAPORT..."/ Elvis Naçi tregon "sekretin" e martesës së suksesshme: I kam thënë…

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT