• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET/ Zbardhen pistat e dyshimit pas ekzekutimit të Ndokës, nga konfliktet e djemve te pronat në bregdet
Home
Breaking News

HETIMET/ Zbardhen pistat e dyshimit pas ekzekutimit të Ndokës, nga konfliktet e djemve te pronat në bregdet

10 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekspertët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit po marrin në shqyrtim të gjitha pistat për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Dy pistat kryesore të hetimit janë detyrat që ka pasur në administratë Aleksandër Ndoka si dhe konfliktet që kanë pasur dy djemtë e tij në Lezhë.

Klajdi e Samuel Ndoka janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njiheshin si persona mjaft problematikë dhe që lëviznin të armatosur. Megjithatë nuk përjashtohen as konflikte të vetë viktimës.

Detyrat në administratë

Vëllai i ish-deputetit të PS-së, që u gjet i pajetë ne automjetin e tij, ishte këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”. Ai e mbante këtë detyrë që prej vitit 2015, madje në mbledhjen e fundit të zhvilluar ai ishte i pranishëm dhe ngriti zërin për pagesat që nuk u janë dhënë kryepleqve.

Sipas të dhënave, në vitin 2016 Aleksandër Ndoka ka punuar si jurist në Këshillin e Qarkut. Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka punuar si jurist në Hipotekën e Lezhës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë mësohet se Aleksandër Ndoka ishte emëruar si kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Grupi i hetimit nuk përjashton dyshimin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrat e Ndokës. Por më e mundshmja vlerësohet ndonjë konflikt i akumuluar që në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh.

Ndaj, sipas burimeve, pritet që të hetohen praktikat e dosjeve të këtyre pronave të Hipotekës së Lezhës, të cilat mbajnë firmën e Aleksandër Ndokës. Blutë nuk përjashtojnë as pista të tjera, që kanë të bëjnë me konflikte së fundmi të tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete për indicie hetimi në këtë drejtim. Kjo, pasi 48- vjeçari rezulton se nuk ka probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër.

Konfliktet e djemve të tij

Por ndryshe paraqitet skeda e dy djemve të tij, Klajdi e Samuel Ndoka, çka përforcon dyshimin e Policisë se pikërisht precedentët kriminale të dy djemve të tij mund të jenë shkak i atentatit ndaj tij. Dy djemtë njiheshin në Lezhë si mjaft problematikë dhe lëviznin të armatosur. Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI-së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë. Ndërsa djali tjetër, Klajdi Ndoka, është shpallur në kërkim nga Policia për të njëjtën ngjarje.

Një tjetër pistë, që nuk përjashtohet, ka të bëjë (ndonëse hetimorët nuk e kanë vlerësuar si të mundshme), me implikimin e mundshëm të të vëllait, ish-deputetit Arben Ndoka në veprimtaritë kriminale në Itali.(balkanweb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trondit aktorja: Jam nënë e vetme, por jam e fortë. Publikon foton në 'Instagram' duke qarë (FOTO)
Previous article Shkoi për vizitë në fshat, në shtëpinë e mikut i ndodhi hataja

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT