• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shkoi për vizitë në fshat, në shtëpinë e mikut i ndodhi hataja
Home
Aktualitet
Kronikë

Shkoi për vizitë në fshat, në shtëpinë e mikut i ndodhi hataja

10 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

jë makine i është vendosur lëndë plasëse mbrëmjen e të premtes në Dibër. Burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër bënë të ditur se rreth orës 20:15, në sallën operative, ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Pjeçë është dëgjuar një shpërthim.

Efektivët e Policisë mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në këtë fshat, që i përket njësisë Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit me inicialet Z.S., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. “Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Y.T”, thanë zyrtarë të Policisë Peshkopi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë pasi nuk është ende e qartë nëse autorët kanë pasur si objektiv banesën e shtetasit Z.S., apo automjetin e mikut të tij Y.T. Ky i fundit, sipas Policisë, kishte shkuar si mik në banesën ku ndodhi ngjarja, por makina e tij “BMW X5” pësoi dëmtime. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se sasia e lëndës plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, nuk ka qenë e madhe, çka dyshohet se autorët kanë pasur qëllim të japin një mesazh. Por blutë janë ende të paqartë nëse objektivi ka qenë i zoti i shtëpisë apo pronari i makinës, pasi ky i fundit ndodhej si mik në fshat.

Nuk konfirmohet që asnjëri prej tyre të ketë konflikte apo probleme me ligjin, çka ia ka vështirësuar punën grupit të hetimit. Mësohet se janë marrë në pyetje të dy personat, por ata kanë ngritur supet dhe nuk kanë dhënë një emër konkret si të dyshuar, për faktin se sipas tyre ata nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë. “Po hetojmë ndonjë konflikt të mundshëm të të zotit të shtëpisë apo edhe ndaj pronarit të automjetit. Deri më tani ata nuk rezultojnë persona me precedentë dhe as që të kenë konflikte me persona të tjerë”, bëri të ditur Policia, e cila tashmë po punon për identifikimin e autorëve. paraprakisht blutë shoqëruan disa të dyshuar, të rinj në zonë, por pasi janë marrë në pyetje, ata u lanë të lirë. a.l.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMET/ Zbardhen pistat e dyshimit pas ekzekutimit të Ndokës, nga konfliktet e djemve te pronat në bregdet
Previous article Historia e 24-vjeçares së dhunuar dhe djegur me çakmak: Në sytë e tij duket djalli

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit Aktualitet

RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT