Aktorja dhe këngëtarja Jana Kramer i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit, në profilin e saj zyrtar në rrjetin social ‘Instagram’.
Ajo duket e prekur, me lot në sy, dhe në dorë ka një ekografi të barkut të saj (ku duket qartazi se pret një foshnje).
Por deri këtu nuk ka asgjë të habitshme.
Është mbishkrimi në fakt që i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Ajo rrëfen kështu:
“Unë nuk mundem më të pranoj faktin se jam një grua e lënduar, dhe e braktisur nga burri. Jo, nuk e dua këtë. As fjalët tuaja miqësore se ndoshta jam e fortë, ose bravo më qoftë. Jo. Përkundrazi, në ndër të të gjithë nënave atje jashtë që janë të braktisura nga bashkëshortët, dhe po rrisin një fëmijë si unë, dua t’ju them se nuk jeni vetëm”- ka thënë Kramer ylli i ‘Dancing With The Stars’.
Jana ka deklaruar se do ta mbajë fëmijën, dhe do të mbështesë me sa të mundet të gjithë nënat e tjera si ajo./ Përgatiti: AlpeNews.al


