• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET/ Dosja Habilaj sjell oficerët italianë në Shqipëri
Home
Aktualitet
Drejtësi

HETIMET/ Dosja Habilaj sjell oficerët italianë në Shqipëri

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Zhvillimet që lidhen me shkatërrimin dhe arrestimin e të gjithë anëtarëve të organizatës kriminale të Habilajve zhvendosen në Shqipëri. Report TV ka mësuar se gjatë ditëve të fundit kanë qëndruar në Tiranë dy oficerë të Guardia di Finanza të ardhur nga Cattania.

Dy oficerët e Guardia di Finanza kanë pasur në fokus të misionit të tyre grumbullimin e informacioneve shtesë kryesisht të pronave që lidhen me Habilajt të përftuara nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu pjesë e misionit të tyre disa ditorë në Shqipëri ka qenë interesimi se çfarë rezultatesh kanë dhënë kërkimet në terren për kapjen e Florian dhe Artan Habilajt.

Burimet nuk japin detaje të tjera se më kë janë takuar dhe çfarë kanë kërkuar nga pala shqiptare dy oficerët e ardhur nga Katania. Ndërkohë që dy oficerët e Guardia di Finanza të Katanias ndodheshin në Shqipëri, policia shqiptare në terren ka sekuestruar të gjitha pronat e identifikuara si të Habiljave.

Mësohet se janë sekuestruar vila, shtëpi, makina dhe toka të identifikuar nën pronësinë e Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Sakaq mësohet se nën hetim janë vendosur edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë përdorur nga Habilajt për të kamufluar pronat që i përkisnin atyre.

Disa prona dhe llogari bankare janë në proces verifikimi nga ekspertët e antidrogës dhe drejtorisë së pastrimit të parave. Kryesisht bëhet fjalë për prona që janë blerë nga Habilajt në bregdet si në Himarë, Dhërmi dhe Vlorë.

Oficerëve italianë të Guardia di Finanza i është thënë nga atuotoritet shqiptare se vijon kërkimi për kapjen e Florian dhe Artan Habilajt. Për Florian Habilajn ka dyshime se fshihet në fshatrat e Vlorës ndërsa i vëllai, Artani, mund të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA E FORTE/ Çuçi: Prokuroria i dha "sekretet" PD për çështjen "Tahiri"
Previous article Klasikja franceze, 'tmerrohet' Neymar

Redaktor2

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT