• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZA E FORTE/ Çuçi: Prokuroria i dha “sekretet” PD për çështjen “Tahiri”
Home
Aktualitet
Drejtësi

AKUZA E FORTE/ Çuçi: Prokuroria i dha “sekretet” PD për çështjen “Tahiri”

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi, Politikë, Shqipëri

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputeti i PS, Bledi Çuçi tha se ka një krizë mosbesimi mes institucioneve për çështjen ‘Tahiri’. Deputeti i PS tha se gjatë seancës së Këshillit të Mandateve ku u diskutua kërkesa për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit , Prokuroria e Krimeve të Rënda i ofroi dokumente në lidhje me hetimet anëtarëve të PD.

“Ka një klimë mosbesimi institucional të mbjellë nga vetë Prokuroria. Gjatë seancës në Këshillin e Mandateve ne pamë që Prokuroria u kishte ofruar anëtareve të opozitës dokumente që nuk i ishin dorëzuar Këshillit të Mandateve. Prokuroria i mbante ato si dosje sekrete. Por ato nuk përbëjnë asgjë, pasi ato nuk përbënin sekret. Nuk ka dëshmitar të mbrojtur dhe nuk thotë asgjë për hetimin dhe Saimir Tahirin. Unë do doja të kishte një klimë më të mirë mes opozitës dhe mazhorancës”- tha Çuçi.

Ndërkohë në lidhje me seancën e nesërme për çështjen ‘Tahiri’ ku do diskutohen dhe votohen raportet e Këshillit të Mandateve për Saimir Tahirin, deputeti i PS tha se mazhoranca e ka marrë vendimin si do veprojë. Ai tha se Prokuroria është e lirë të hetojë Tahirin, por do përjashtojnë arrestimin e ti.

“Nuk e di si do shkojë se seanca nga pikëpamja e rendit dhe nuk e di nëse opozita do jetë në votim. Ne e kemi marrë vendimin si do veprojmë nesër. Ne jemi të qartë në atë që do shprehim nesër dhe do i japim mundësi Prokurorisë të hetojë nëse është i përfshirë Tahiri apo jo. Por ne do përjashtojmë arrestin e tij pasi nuk ka asnjë fakt që Tahiri është pjesë e kësaj bande që po gjykohet në Itali”- tha Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përkujdesja ndaj dhëmbëve, ja çfarë duhet të konsumojmë
Previous article HETIMET/ Dosja Habilaj sjell oficerët italianë në Shqipëri

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT