• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HEQJA E LOTARISE AMERIKANE/ Ja çdo të ndodh me aplikantët e këtij viti
Home
Breaking News

HEQJA E LOTARISE AMERIKANE/ Ja çdo të ndodh me aplikantët e këtij viti

3 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Kërkesa e Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund programit të lotarisë amerikane në të gjithë botën, po prish ëndrrat për shumë shqiptarë, të cilët vit pas viti tentojnë shansin për të punuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara.  Nuk dihet nëse Kongresi do ta miratojë kërkesën e Presidentit Trump për të ndërprerë programin e lotarisë, pasi siç ka mbështetës, kjo nismë ka edhe shumë kundërshtarë. Por edhe nëse miratohet në Kongres, nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky ligj i ri dhe nëse do të prekë aplikimet e këtij viti.

Presidenti nuk mund ta bëjë këtë me urdhër ekzekutiv, siç mund të bënte për një vendim të caktuar të një presidenti të mëparshëm. Kjo është një çështje që do të diskutohet dhe do të zgjidhet nga Kongresi, e për këtë arsye presidenti i ka bërë thirrje Kongresit amerikan.

Këtë vit, afati për të plotësuar formularët për lotarinë amerikane është 22 nëntori 2017. Lotaria do të mbyllej më 7 nëntor, por për shkak të një fluksi marramendës aplikimesh, serveri ra në muajin tetor, pak ditë pasi nisi lotaria, dhe aplikimet e para u anuluan duke rinisur disa ditë më vonë me një afat të ri.

“Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikuesit e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, u njoftua nga Ambasada e SHBA-ve.

Janë mbi 200 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, dhe janë jo më shumë se 200 mijë shtetas të të gjithë vendeve të Ballkanit të marra së bashku që aplikojnë për këtë lotari.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë po kurdisin Enca dhe Lori bashkë?
Previous article DEKRIMINALIZIMI/ KQZ, kërkon heqjen e mandatit të kreut të bashkisë Mallakastër

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes Aktualitet

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT