• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKRIMINALIZIMI/ KQZ, kërkon heqjen e mandatit të kreut të bashkisë Mallakastër
Home
Aktualitet
Drejtësi

DEKRIMINALIZIMI/ KQZ, kërkon heqjen e mandatit të kreut të bashkisë Mallakastër

3 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Drejtësi

Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, kanë depozituar dje në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike.

Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste vjen në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojnë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.

Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015. Sipas Kodit Penal Italian, neni 624, thuhet se “kushdo që i merr tjetrit sendet me forcë dhe në fund merr përfitimin për vete apo për të tjerët, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe me gjobë nga 150 euro deri në 516 euro”.

Në formularin e tij, Agron Kapllanaj thekson se kjo ngjarje është gjykuar në vitin 2003 nga Gjykata e Firences, e cila ka vendosur pezullimin e masës së dënimit. Çështja e Agron Kapllanajt është shqyrtuar një herë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është vendosur se nuk përbën shkelje, pasi vepra e tij është shuar.

Por për dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë gabim llogaritë për vitet rehabilitimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, për rrjedhojë kërkon që çështja të rishqyrtohet. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, konfirmoi për “Panorama” kërkesën e dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste.

Por sipas Zgurit, për rastin e Agron Kapllanajt Prokuroria ka dërguar një informacion, sipas së cilës, theksohet se vepra për të cilën akuzohet kryebashkiaku i PD është rehabilituar dhe për rrjedhojë nuk çon në heqjen e mandatit.

“Prokuroria në fakt ka sjellë një material, në të cilën thekson se rasti i kryebashkiakut të Mallakastrës nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi vepra është rehabilituar. Por dy anëtarët e KQZ kanë mendim tjetër dhe kërkojnë të thërrasin edhe një herë në mbledhje këtë çështje”, tha Zguri. PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E LOTARISE AMERIKANE/ Ja çdo të ndodh me aplikantët e këtij viti
Previous article Roani si Majk-u, Majlindën e merr malli

Redaktor2

Postime të ngjashme

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT