• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Harta globale e rrjeteve sociale, Facebook dominon në Shqipëri edhe për 2018
Home
Sociale

Harta globale e rrjeteve sociale, Facebook dominon në Shqipëri edhe për 2018

12 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Facebook po konfirmohet sërish si rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018.
Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ka fituar terren edhe në Afrikë, falë përqasjes së saj që ofron qasje të lirë.

Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve kryesore sociale nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë. Disa ditë më parë ka ofruar një përditësim të të dhënave për median italiane Il Sole 24 ore.

Facebook, që ka tejkaluar kufirin e dy miliardë përdoruesve në muaj, është rrjeti social i preferuar në 152 prej 167 vendeve të analizuara, praktikisht në 91% të territoreve të planetit.

Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktiv në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktiv në muaj. Të dy udhëheqin në 7 shtete të ish-Bllokut sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

Bën përjashtim veçanërisht situata në Iran, ku për shkak të censurës shtetërore, arrin të aksesohet vetëm Instagram. Duhet të mbahet mend, megjithatë, se në tremujorin e fundit koha e shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social ka rënë ndjeshëm. Ndonëse të dhënat e fitimit janë me rritje të dyshifrore, për bizneset, ajo çfarë vihet re është një rënie e përdoruesve. Çdo ditë përdoruesit shpenzojnë 50 milionë orë më pak në Facebook, një ndryshim ky që i atribuohet edhe të ndryshimeve të bëra në News Feed, ku ata e shohin njëkohësisht edhe lajmin dhe postimet e miqve të tyre.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur një përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndër-personal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: Whatsapp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8 %) dhe Instagram (6 %). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4 përqind.

Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter. Shkalla e penetrimit të Facebook në janar të vitit 2015 arrinte në rreth 45 % të popullsisë. Numri e përdoruesve të Facebook, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 ishin meshkuj, kurse Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare 25 rreth 480 000 femra.

/Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Për 1500 euro, shqiptarja rrezikoi të hidhte në erë një lagje të tërë në Itali. Po mundohej të vidhte...
Previous article AXHENDA NDERKOMBETARE 12.02.2018/ Ngjarjet më të rëndësishme sot në BOTE

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori Aktualitet

TË SHTENA ME ARMË ZJARRI NE VLORË/ Plagoset një person! Autori dyshohet të ketë qëlluar nga motori

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT