• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA NDERKOMBETARE 12.02.2018/ Ngjarjet më të rëndësishme sot në BOTE
Home
Nderkombetare

AXHENDA NDERKOMBETARE 12.02.2018/ Ngjarjet më të rëndësishme sot në BOTE

12 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Vdesin 71 persona në Rusi- Një aeroplan vendës i udhëtarëve në Rusi është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës, me ç’rast janë vrarë të 71 personat që gjendeshin në të, thanë autoritetet e Rusisë.

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit.

Ministria e situatave emergjente e Rusisë tha se janë gjetur trupat e pajetë dhe pjesë të mbetjeve në vendin e përplasjes.

Vdesin tre persona- Tre britanikë kanë vdekur në një aksident me helikopter në Shtetet e Bashkuara. Së bashku me ta ishin edhe tre persona të tjerë të cilët arritën të shpëtonin së bashku me pilotin dhe u dërguan në një spital në Las Vegas.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave. Një dëshmitar tha se aksidenti ishte i tmerrshëm.

“Është vertët e tmerrshme, e paimagjinueshme”, tha Teddy Fujimoto.

Bomba nga Lufta e Dytë Botërore- Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur pasi është gjetur një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza.

Arma është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.

Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

Luftimi i terrorizmit- Zyrtarët amerikanë dhe ata turq kanë deklaruar përsëri bashkëpunimin strategjik mes dy shteteve dhe kanë konsideruar mënyra, “për të zgjeruar luftimet e përbashkëta”, kundër terrorizmit, është thënë në një deklaratë të të dy vendeve.

Bën vetëvrasje aktivisti- Sistemi i drejtësisë i Iranit ka njoftuar se aktivisti kanadezo-iranian, Kavous Seyed-Emami, i burgosur “në një rast spiunimi” ka bërë vetëvrasje në një burg në kryeqytetin Teheran.

Moldavia merr pjesë në ushtrimet ushtarake të Rumani- Ministria e mbrojtjes e Moldavisë thotë se armata e saj do të merr pjesë në ushrimet ushtarake në Rumani, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjinë, Bullgarinë, Ukrainën dhe vendim mikpritës.

Në shpalljen e publikuar, theksohet se afro 60 ushtarë dhe 12 makina ushtarake nga Moldavia, do të marrin pjesë në ushtrimin që organizohet prej 12 deri më 16 shkurt në Babadag të Rumanisë.

Masakër në SHBA- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Kentucky. Një person i armatosur ka vrarë katër persona, familjarë të tij, para se të bënte vetëvrasje.

Policia në një zonën e parë gjeti dy persona të vdekur dhe filloi aksionin e kërkimit të autorit, për të gjetur më pas edhe tre kufoma tjera në një zonë tjetër, përfshirë këtu edhe autorin.

Policia ka bërë të ditur se ai ka vrarë prindërit e tij, më pas ka vrarë të dashurën dhe një të afërm të saj.

Zgjerohet skandali OXFAM- Shtypi britanik ka bërë me dije se skandali seksual ka përfshirë disa organizata humanitare dhe jo vetëm shoqatën OXFAM. Sipas gazetave, në këtë skandal është përfshirë Save The Children, “Christian Aid” dhe Kryqi i Kuq Britanik.

Jo vetëm festa me prostituta në Haiti dhe jo vetëm “OXFAM”. Skandali i abuzimit seksual i atribuuar disa vullnetarëve të OJQ’ve humanitare po përhapet në shtypin britanik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Harta globale e rrjeteve sociale, Facebook dominon në Shqipëri edhe për 2018
Previous article Humbja e turpshme ndaj Newcastle, Mourinho gjen fajtorin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT