Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet sot seancë dëgjimore për hartën e re gjyqësore. gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi theksoi se sistemi është në kolaps për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë këtë hartë.
Bardhi tha se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka bërë asnjë reagim, pasi kjo siç thotë ai është vendimmarrje kryeministrit Edi Rama.
“Ju dje e përmbyllët diskutimin mbi veprimtarinë e KLGJ. Keni miratuar me votat tuaja dhe kjo sot është një seancë e posaçme dëgjimore e kërkuar nga opozita.
Kujtojmë se, aktualisht në vend janë 6 gjykata Apeli dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa, 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë


