• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Rumania jep mbështetjen ndaj Shqipërisë, Soreca vlerëson punën gjatë muajve të fundit
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Rumania jep mbështetjen ndaj Shqipërisë, Soreca vlerëson punën gjatë muajve të fundit

13 July, 2019 k.autor Politikë

Shqipëria duket se është shumë afër hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Ambasadori i Rumanisë në Tiranë Mircea Perpelea u shpreh se vendi i tij mbështet Shqipërinë për anëtarësim në BE, duke theksuar se një nga pikat kryesore të punës së tyre ka qenë pikërisht zgjerimi i BE. Në ceremoninë përmbyllëse të Presidencës Rumune në Këshillin e BE, ai tha se 6 mujori i parë i këtij viti ka pasur një sërë projektesh të rëndësishme, duke shtuar se në tetor do jepet drita jeshile. “Rumania mbështet Shqipërinë në sfidat drejt integrimit në Bashkimin Europian. Rumania ka marrë disa hapa pozitivë konkretë dhe ka përcjellë mesazhe pozitive për përgatitjen e Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave me BE-në. Rumania ka qenë partner në procesin e çeljes së negociatave dhe në vendimin substancial që duhet të merret sa më shpejt në tetor 2019. Gjatë presidencës së saj, Rumania ka pasur disa rezultate. Jemi përpjekur të punojmë për të ardhmen e BE-së. 6-mujori i parë i këtij viti pati disa projekte të rëndësishme dhe u përballëm me sfida po ashtu. Presidenca ka arritur disa suksese dhe progres në drejtim të sigurisë së Europës dhe mbi të gjitha për Europën e vlerave të përbashkëta”, u shpreh ambasadori i Rumanisë ë Tiranë Mircea Perpelea. Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca vlerësoi punën e bërë përgjatë këtyre muajve, të cilat i cilësoi si të vështira për Europën. Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë përmbyllëse të Presidencës Rumune në Këshillin e BE, Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, veçanërisht në zgjerimin e këtij unioni me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, ku dhe ka dhënë rekomandime pozitive për vendin tonë. “Edhe në fushën dixhitale, Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Të gjitha këto janë bërë në kushte të vështira. Samiti i 9 maji ka qenë mjaft i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme, përfshi këtu edhe çështjen e zgjerimi, që ka qenë pjesë e axhendës. Patjetër që kjo është e vështirë. Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik, ku do ketë një debat sa i përket presidenti të Komisionit Europian; Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicione e reja te Komisionit Europian, i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë proceduat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NË VENEZUELË/ Qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje për dialog. Norvegjezët ndërmjetësues
Previous article TENTOI TI VINTE ZJARRIN SHQIPËRISË/ Spartak Ngjela: Në gusht nis goditja ndaj të korruptuarve, Ilir Meta i pari që...

k.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT