• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENTOI TI VINTE ZJARRIN SHQIPËRISË/ Spartak Ngjela: Në gusht nis goditja ndaj të korruptuarve, Ilir Meta i pari që…
Home
Politikë

TENTOI TI VINTE ZJARRIN SHQIPËRISË/ Spartak Ngjela: Në gusht nis goditja ndaj të korruptuarve, Ilir Meta i pari që…

13 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme arrestimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se Metën e kap reforma në drejtësi për shkak të bëmave të tij. Sipas avokatit, shkarkimi i presidentit është hapi i parë që e çon atë drejt reformës në drejtësi. Ngjela shtoi se kreu i shtetit ka punuar kundër reformës dhe për këtë arsye tentoi t’i vinte zjarrin Shqipërisë, por theksoi se Amerika nuk mund ta toleronte një gjë të tillë. “Ambasadorja amerikane ja tha në sy Metës mbrëmë. E goditi hapur në fushën e ambasadës dhe ja tha hapur që reformën në drejtësi nuk e ndalon dot askush. Ishte një mesazh për të dhe tentativat e tij për ta bllokuar këtë reformë. Shkarkimi i Metës është hapi i parë i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe goditjen antikorrupsion. Mazhoranca duket e vendosur dhe do ta çojë deri në fund. Shkarkimi do t’ia heqë Metës imunitetin dhe do të rrezikojë arrestimin. Ai ka bërë punë për ta penguar reformën në drejtësi. Ai nuk ka pasur shumë në dorë, por tani bëri aktin e fundit. Kërkonte të bënte zjarr Shqipërinë dhe të çonte vendin në destabilizim”, tha Spartak Ngjela.

Në gusht nis goditja penale

Avokati e ndali theksin dje edhe tek ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Duke komentuar punën e deritanishme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ngjela u shpreh shpresëplotë se goditja kundër korrupsionit do të fillojë brenda vitit, madje që muajin e ardhshëm. “SPAK ka në brendi 3 institucione të tjera goditëse, Gjykatën e Posaçme, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Tani, e rëndësishme është Prokuroria e Posaçme, pastaj ka kohë edhe për Gjykatën e Posaçme. Patjetër që brenda këtij unë pres që të nisë goditja antikorrupsion. Unë mendoj që proceset penale do të nisin që në gusht apo shtator. Megjithëse organet e drejtësisë nuk pyesin gusht a korrik, nuk pyesin për pushime, por e nisin goditjen penale direkt. Por unë them që në shtator nuk diskutohet, do të kemi proceset e para penale. Sepse këtu ka qenë një gjendje rëndë, ti nuk e pe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, e konsideroi vendin tonë një vend me korrupsion të lartë dhe thembra e Akilit ishte pushteti gjyqësor”, theksoi Spartak Ngjela. Për avokatin, e keqja vendit tonë i ka ardhur nga sistemi gjyqësor. Ai deklaroi se për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shitur drejtësinë vendi u rendit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga vendet më të korruptuara. Megjithatë, Ngjela nënvizoi se kësaj epoke tashmë i ka ardhur fundi. “Gjithë e keqja Shqipërisë i ka ardhur nga kjo bandë e tmerrshme juridike që ka përbërë pushtetin gjyqësor. Atje është mbështetur edhe korrupsioni shtetëror, edhe korrupsioni kryeministror, gjithçka e rëndë është mbështetur tek ata. Ata kanë shitur drejtësinë dhe kanë lejuar këta, politikanë, ministra, kryeministra, që të vjedhin popullin. Kjo ka qenë filozofia e tyre, por tani gjithçka ka marrë fund. Që të gjithë do të dalin para drejtësisë. Qoftë ata që kanë shitur drejtësinë, qoftë ata pushtetarë që kanë përfituar nga drejtësia. Të gjithë pushtetarët e korruptuar do të jenë të rrezikuar. Ndërkombëtarët kanë dosje për secilin prej tyre kështu që nuk shpëtojnë dot. Duhet të jemi të qartë që SPAK e mori fuqinë e vet juridike dhe tani mbetet të priten goditjet penale në shtator”, deklaroi Spartak Ngjela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Rumania jep mbështetjen ndaj Shqipërisë, Soreca vlerëson punën gjatë muajve të fundit
Previous article PËRGATITJET FILLOJNË MIRË/ Uzuni gjen golin ndaj nënkampionëve të Belgjikës

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT