Pas 12 vitesh një kryetar socialist hyn në zyrën e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli ka marrë sot detyrën. Ish kryetari Xhelal Mziu pasi nuk pati mbështetje nga qytetarët e Kamzës ka boshatisur zyrën duke lënë vetëm portretin e Presidentit Ilir Meta kokëposhtë. Suli me një gjest simbolik nuk ka pranuar të ulet në karrigen luksoze të paraardhësit të tij.