Vjedhin në një apartament, por arrestohen pak orë më vonë nga oficerët e policisë lokale, kur një patrullë i ndali rreth orës 19:00, afër stacionit hekurudhor, tre të rinj të cilët bënin lëvizje të dyshimta.
Efektivet i kërkuan gjeneralitetet 3 shqiptarëve, të moshës nga 20 deri ne 30 vjec identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije, dhe zbuluan se ishin pa leje qëndrimi në Itali.
Gjatë kontrollit të një cante shpine që mbante njeri prej tyre, agjentet gjeten: një fletore, një orë, më shumë se 100 euro në monedha një dhe dy euro dhe puro. Të gjitha kapnin vlerën totale rreth 2,500 €.
Kur u pyetën se ku i kishin gjetur, tre shqiptaret u përgjigjën se ua kishin dhënë disa te te njohur.
Ata u shoqeruan në komisariat për tu marre ne pyetje, nderkohe qe vjen per te bere denoncim pronari i shtepise qe kishin vjedhur shqiptaret. Ai njohur sendet qe i ishin marre dhe u zbulua se tre shqiptaret, emrat e te cileve nuk dihen, ishin autoret.


