Një shkrimtare e re humbi jetën pasi mori një dozë morfine, e cila rezultoi fatale për jetën. Victoria Munro mësoi se ishte shtatzënë dhe vetëm pas disa orësh u raportua e vdekur në shtëpinë e saj Calmore, Hampshire.
Hetimi mbi rastin e saj tregon se autorja 22-vjecare e romanit ‘Kiss Chase’ u trondit nga fakti se do bëhej me fëmijë dhe vendosi të vetëvritej. E njohur nga miqtë e saj si Tori, ajo u zbulua nga një mik në shtëpi, i cili tentoi të bënte CPR por nuk ia doli. Nga autopsia u zbulua se ka marrë morfinë, diazepam dhe ilace terapeutike, të cilat i shkaktuan vdekjen tragjike./ gazetamapo


