• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO+18/ Ulërima dhe gjak, ja si u vra ish-presidenti i Jemenit
Home
Nderkombetare

VIDEO+18/ Ulërima dhe gjak, ja si u vra ish-presidenti i Jemenit

4 December, 2017 k.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Brendshme e Jemenit, e cila kontrollohet nga lëvizja rebele Huthi, tha se ish-presidenti i këtij vendi, Ali Abdullah Saleh, deri vonë aleat i rebelëve, është vrarë në luftime.

E ndërsa mediat e kontrolluara prej lëvizjes rebele Houthi citojnë zyrtarë të kenë deklaruar “fundin e krizës së milicisë tradhtare me vrasjen e udhëheqësit të saj”.

Burime nga partia e Kongresit Popullor, të ish-presidentit Saleh kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e tij. Pamje dhe video që kanë qarkulluar “online” tregojnë trupin e një burri që i ngjan Salehut, me një plagë të rëndë në kokë.

Deri javën e kaluar, mbështetësit e Saleh kanë luftuar së bashku me rebelët Houthi në një luftë kundër presidentit aktual të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi. Por, tensionet afatgjata politike dhe grindjet për kontrollin e xhamisë kryesore në kryeqytetin e kontrolluar prej rebelëve, Sanaa, detyruan luftime të ashpra që kanë lënë mbi 125 persona të vdekur dhe 238 të plagosur që prej mesnatës së të mërkurës, shkruan BBC.

Të shtunën, Saleh ofroi “kthim faqeje” në lidhje me raportet me koalicionin e udhëhequr nga sauditët në mbështetje të presidentit Hadi, nëse ky koalicion do të ndalte sulmet në Jemen dhe do t’i jepte fund bllokadës therëse ndaj vendit.

Koalicioni dhe qeveria e Hadit mirëpriti komentet, por rebelët Houthi akuzuan Salehun se po kryente një “puç” kundër një aleance, në të cilën ai nuk kishte besuar kurrë.

Më shumë se 8.670 persona kanë vdekur dhe rreth 50 mijë të tjerë janë plagosur, që kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ndërhyri në luftën civile të Jemenit në mars të vitit 2015, sipas Kombeve të Bashkuara.

Konflikti dhe bllokada ndaj vendit ka lënë gjithashtu rreth 20.7 milionë banorë në nevojë të skajshme për ndihma humanitare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet si emergjenca më e madhe për ushqim në botë, e shoqëruar edhe nga shpërthimi i kolerës që besohet të ketë shkaktuar të paktën 2.211 njerëz që prej prillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Skuadra e Napolit publikon kalendarin e 2018. Dilema e Elseid Hysajt: Jakobin apo mbrojtës krahu!
Previous article “Hape pak çantën”, kontrolli i policisë fundos 3 shqiptarët, pak orë pasi kishin "mbaruar punë"

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT