• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HANTE GJETHE E BAR PËR 10 DITË”/ Gazetari i “Le Iene” rrëfen tmerret që përjetoi Alvin Berisha në kampin e ISIS
Home
Breaking News

“HANTE GJETHE E BAR PËR 10 DITË”/ Gazetari i “Le Iene” rrëfen tmerret që përjetoi Alvin Berisha në kampin e ISIS

22 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

11-vjeçari Alvin Berisha, i cili pak javë më parë u nxorr nga kampi Al Hol në Siri ka nisur një jetë të re, por askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e tij tmerret që përjetoi në kampin e ferrit dhe më herët gjatë qëndrimit në Siri. Gazetari shqiptar bashkëpunëtor i “Le Iene” Taulant Kopliku, i cili mundësoi takimin mes babait dhe Alvinit rrëfen për ‘News24’ se për ditë me radhë në Siri vogëlushi është ushqyer vetëm me fije bari. Këtë detaj ia ka treguar babait të Alvinit, një grua kosovare e cila kishte marrë 11-vjeçarin pas bombardimit ku humbi jetën nëna e tij.

“Ato 10 ditë kanë qenë ditë të tmerrshme për atë fëmijë, pasi ishte i plagosur. Kishte rrjedhje gjaku. Janë transportuar në disa zona ku ka pasur stane bagëtish. Janë ushqyer me gjethe dhe bar për 10 ditë me radhë. Gjëja që i ka thënë ajo grua ishte se; ‘ky fëmijë nuk është ankuar kurrë’. Ai ishte i vendosur që të vazhdojnë rrugën me ta”, tha Taulant Kopliku.

Gazetari Kopliku thotë se kurdet janë të gatshëm për t’i larguar nga kampi gratë dhe fëmijët, por shteti shqiptar nuk ka shprehur interesim.

“Problemi është që të gjendet gjuha me autoritet kurdë. Shoh që ka një vullnet të varfër nga autoritetet shqiptare për të kontaktuar me kurdët. Arsyeja është gjeopolitikë e pastër. Nëse nga një aleat politk siç është Turqia, ato konsiderohen terroristë, në një farë mënyre janë terroristë dhe për shoqërinë shqiptare”, tha Kopliku.

Shtetasit shqiptare që janë në kamp mund të shndërrohen edhe në rrezik nëse kthehen në vendin e origjinës, por Kopliku sugjeron qe shteti shqiptar ashtu siç ka bërë Belgjika mund të krijojë një strukturë të posaçme për trajtimin e tyre.

“Shqipëria sikurse kanë bërë dhe vende si Belgjika, duhet të krijojë një strukturë. Në Belgjikë kjo quhet strukturë e derekalizimit. Ka bashkëpunime me komunën e atjeshme ku është vendosur që t’i kthejnë në shoqëri”, pohoi gazetari. Pasi çështja u bë ndërkombëtare mes vështirësive u arrit që 11-vjeçari Alvin Berisha të dalë nga kampi dhe të kthehet tek babai i tij në Itali ndërkohë që në atë kamp vijojnë të jenë ende rreth 80 gra dhe fëmije shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RETROSPEKTIVË/ Kur Alfabeti i Gjuhës Shqipe mbush 111 vjeç
Previous article NGA VRASJET TEK VJEDHJET/Policia e Kosovës shpall në kërkim 6 persona me rrezikshmëri më të lartë (EMRAT+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT