• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA VRASJET TEK VJEDHJET/Policia e Kosovës  shpall në kërkim 6 persona me rrezikshmëri më të lartë (EMRAT+FOTO)
Home
Rajon

NGA VRASJET TEK VJEDHJET/Policia e Kosovës shpall në kërkim 6 persona me rrezikshmëri më të lartë (EMRAT+FOTO)

22 November, 2019 k.autor Rajon

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 6 persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga vrasjet e rënda e deri te grabitjet. Policia e Kosovës raporton se në mesin e listës së personave të cilët po kërkohen nga autoritetet tona, janë edhe 3 serb, por që ende nuk është e specifikuar se për çfarë veprash po kërkohen këta persona. Burime zyrtare thanë se 3 serbët e shpallur në kërkim janë; Dusan Dragoljub Jovanovic, Ratomir Radun Bozovic si dhe Branislav Rakica.
Në mesin e kësaj liste, ka edhe shtetas kosovarë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banimit në fshatin Dobratin KK. Podujevë, po kërkohet për veprën penale, grabitje.

Policia kishte rënë në gjurmë të një grupi të cilët dyshoheshin se po vepronin në rajone të ndryshme të vendit, të cilët vidhnin bankat, pikat e shitjes së karburantit, marketet e makinat, vepra për të cilët u arrestuan dy persona. Konkretisht Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, ndërkohë që Ridvan Ademi dyshohet se është larguar nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për IndeksOnline se emrat e personave që janë duke u kërkuar, janë në faqen e PK-së, duke mos dhënë detaje për numrin në tërësi të personave që po kërkohen.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftoj se, ne si Polici e Kosovës i kemi te publikuar ne ëeb faqe disa nga personat ne kërkim, ndërsa për detaje rreth numrit te atyre qe janë ne kërkim me urdhër arrest për vepra te ndryshme mund ti adresoheni organeve te drejtësisë”, tha Hoxha. Mes personave të cilësuar si të rrezikshëm janë edhe Petri Salihu dhe Korab Zogjiani, ky i fundit dyshohet për vrasjen e Bekim Osmanit në vitin 2006.

Lidhur me këtë rast u arrestua xhaxhai i Korab Zogjianit, Shefki Zogjiani, pasi akuzohet për shtytje dhe ndihmë në vrasjen për hakmarrje, ndërsa nipi i tij, Korab Zogjiani, vazhdon të mbetet në arrati.
Në mesin e të kërkuarve është dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i cili dyshohet të ketë gisht në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HANTE GJETHE E BAR PËR 10 DITË"/ Gazetari i "Le Iene" rrëfen tmerret që përjetoi Alvin Berisha në kampin e ISIS
Previous article KISHIN 9 VITE SË BASHKU/ Ish-gruaja e Buffon flet për herë të parë për tradhtinë: E mora vesh në radio... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT